Agon Gashi
Jeta njeriut është e mbushur me mirësi e fatkeqësi. Edhe pse t? dyja te njeriu krijojnë emocione të ndryshme mirëpo e kanë një të përbashkët e ajo është që secila na jep një mësim për të ardhmen. Prandaj edhe nga fatkeqësia e koronavirusit duhet të marrim mësime e të vetëdijesohemi.
Deri para afrimit të kësaj fatkeqësie në vendin tonë, të “gjithë” bënim një jetë të zakonshme. Fëmijët mendonin për shkollën, të rriturit për punën, çfarë do hamë në m?ngjes, drekën në cilin restorant, darkën veçse kemi fillu me reduktu për shkak të dietës, n? fundjavë do dalim jashtë qytetit apo jashtë shtetit…
Me afrimin e fatkeqësisë e rritjes së frikës e panikut, filluam të fokusohemi në probleme tjera. Qeveria veçse morri masa, u ndalen shkollat. E ne nga frika se do ngujohemi në shtëpi e do mbesim pa ushqim u vërsulëm në markete për të blerë gjëra të nevojshme për këto ditë të jashtëzakonshme.
Për një ditë nga jeta e zakonshme me plane për pushime në fundjavë u kthyem një njerëz q? mendojnë për mbijetesë, diçka e jashtëzakonshme për njerëz si ne. Gjërat që i blemë në markete ishin gjëra elementar miell, sheqer, krip… pra gjëra elementare për mbijetesë. Shumica nuk u mendu se çfare çokollate, çipsi, lëngu të blej po vetëm ato t? cilat të mbajnë gjallë.
Shpresoj që të mos vijë një kohë e jashtëzakonshme e tillë, kur ngujohemi e secili mendon si me shpëtu jetën e llogaritë edhe për sa ditë ka miell e sheqer, e çka do bëjë kur t’i harxhohen.
Mirëpo në botë po edhe në Kosovë ka shumë njerëz që asnjëherë s’e kanë shiju jetën e zakonshme. Jo për shkak të koronavirusit që e ka kapluar gjithë botën, po prej virusit të skamjes që e ka kaplu jetën e tyre.
Janë të ngujuar në “shtëpitë” e tyre shpesh pa kushte elementare për banim në to.
Ka familje që për fëmijët e tyre kanë marrë masa të përhershme me e ndërpre shkollimin për shkak të pamundësive.
Jeta e tyre ka kalu gjithmonë me konsumin e produkteve elementare, miell e sheqer. E mos qofshim asnjëherë nën lëkurën e kryefamiljarit të këtyre familjeve që sa herë kalon ka magja e hap edhe e llogarite edhe sa ditë do ketë miell.
Disa prej tyre e kalojnë jetën me një euro në ditë, me të cilat mund të blihen vetëm 2 kg miell.
Për ne kalon kjo periudhë e jashtëzakonshme e rifillojmë jetën e zakonshme, fëmijët fillojnë shkollën, të rriturit punën, drekat, restorantet, pushimet…
Po për ta mund të mos lind kur jeta e zakonshme.
Për ata që i kuptojnë mësimet, nuk ka nevojë fatkeqësitë të përsëriten disa herë, prandaj të marrim mësim e të vetëdijesohemi për t’i ndihmu ata që jetojnë jetë të jashtëzakonshme.
Duke fillu prej sot kur ende po blejmë gjëra elementare, të blejmë edhe për një fqinjë që nuk ka mundësi të blej vet. E pas koronavirusit të shtojmë intensitetin e ndihmesës, e pse jo edhe të rikthejmë ndonjë fëmijë në shkollë.