Chelsea gaboi tre herë lidhur me dokumentet e transferimit të Ziyech

Hakim Ziyech mund të quhej transferimi më i fundit i skuadrës së Paris Saint-Germain.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, pasi që u bë një gjë e pazakontë dhe e pa parë ndonjëherë në afate kalimtare.

Duket se te Chelsea nuk ishin të gatshëm ta transferonin futbollistin, pasi që i kanë dërguar tre herë gabim dokumentet e futbollistit të Marokut.

Në këtë mënyrë, transferimi i vonua dhe u mbyll afati kalimtar i janarit dhe në fund Ziyech ngeli në Londër.

29-vjeçari madje kishte kryer testet mjekësore me Parisin dhe kishte gati fanellën e tij.

Këtë të mërkurë pritet që drejtuesit e PSG-së të apelojnë për këtë çështje dhe do të tentojnë nëse ky operacion mund të zhbllokohet.

Kujtojmë që marokeni donte të largohej nga Chelsea, pasi nuk po kalon momente të mira, duke pasur minuta të pakta në fushë me blutë.

Madje, tani pritet që të ketë edhe më pak hapësira për futbollistin – sidomos pas transferimeve të fundit të Chelsea-t në këtë afat kalimtar.

Londinezët kanë bërë tetë transferime, ku më të shtrenjtit ishin Enzo Fernandez nga Benfica për 121 milionë euro dhe Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetks për 100 milionë euro./Albanianpost.com

Më Shumë

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit