6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Cheryl: Nuk jam anoreksike

Ajo është gjykuar shumë kohët e fundit për shkak të fizikut të saj të dobët në audicionet e “X Factor” muajin e kaluar, por Cheryl Fernandez-Versini i ka dhënë fund këtyre thashethemeve në një intervistë të dhënë për ‘Daily Mirror’.

“Jo, unë nuk jam anoreksike”, ka thënë këngëtarja.

Cheryl ka shtuar se ushtrimet fizike nuk futen në stilin e saj të jetës, por pavarësisht kësaj ajo thotë se nuk ka kohë të bëjë palestër dhe se i duket e panevojshme.

“Unë punoj 12 deri 14 orë në ditë. Nuk kam kohë momentalisht të merrem me palestër, por as që e kam të nevojshme. Më vjen mirë që njerëzit shqetësohen, por sinqerisht ky nuk është rasti”, ka deklaruar Cheryl.

Më Shumë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Drenocë, pritet rënie e presionit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt të shkaktuar në rrjetin transportues të ujit në fshatin Drenocë të Malishevës. Sipas njoftimit,...

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

Lajmet e Fundit