8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Cliff porosit: Kthimi prapa do të ishte turp

IanCliff6-12Ambasadori Ian Cliff kërkon që standardet e treguara në raundin e parë të zgjedhjeve të mbahen edhe gjatë balotazhit. Thotë se mund të ketë përpjekje për ta prishur, atje ku gara është e vështirë, si në Gjakovë e Prishtinë. Por, kthimi prapa do të ishte turp.

Edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kur më 1 dhjetor do të zhvillohet gara e balotazhit, duhet të mbahet një standard i zgjedhjeve të lira e demokratike.

Kështu ka deklaruar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në një intervistë për RTK-në.

Ai ka thënë se të gjitha partitë duhet ta kenë të qartë se do të ketë vëzhgues të BE -së duke i monitoruar zgjedhjet e raundit të dytë.

“Është shumë e rëndësishme që standardet e mira të përgjithshme që janë mbajtur në raundin e parë, të mbahen edhe në të dytin.”

“Do të ishte turp po të kishte kthim prapa.”

“Sigurisht, do të ketë përpjekje që kjo të ndodhë, sepse do të ketë garë të vështirë në vendet si Gjakova, ose Gracanica, madje ndoshta edhe këtu në Prishtinë.”

Ambasadori Cliff, në vijim të intervistës së tij për RTK-në, po ashtu ka bërë thirrje për një raund të suksesshëm në tri qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, më 17 nëntor.

“Ka shumë gjasa që nëse e kemi një raund të suksesshëm të zgjedhjeve në Mitrovicën veriore me 17 nëntor, atëherë mund të kemi edhe një raund të ri të zgjedhjeve në Veri edhe më 1 dhjetor”.

Sa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nacionale në vend, siç është përfolur një mundësi e tillë në opinion, Cliff ka qenë i qartë në mesazhin e tij.

Së pari, reforma zgjedhore. Pastaj, të kalojë një periudhë 6 mujore përpara se të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

“Bazuar në këtë, mendoj se duhet të jetë shumë e vështirë që të ketë zgjedhje para majit ose qershorit.”

“Mund të paramendohet që posa të kalojë raundi i dytë zgjedhjeve lokale, do të duhet të arrihet një pajtueshmëri e plotë e partive më të mëdha politike në vend për reformën zgjedhore. Nuk jam i sigurt që aty nuk duhet edhe pak punë.”

Më Shumë

Brad Arnold, këngëtari i bendit “3 Doors Down”, ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Këngëtari kryesor i bendit të njohur 3 Doors Down, Brad Arnold, ndërroi jetë të shtunën në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi se ishte...

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit