11.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Clinton: Obama është fajtor për ISIS-in

HillaryClintonHillary Clinton ka deklaruar se për kryengritjen e ekstremistëve islamë në Irak dhe në Siri është politika e dështuar e administratës së presidentit, Barack Obama.

Ish sekretarja amerikane e shtetit, ka thënë se gabimi më i madh ka qenë vendimi i SHBA-ve që mos të përzihen në kryengritjen kundër presidentit sirian, Bashar Al Asad, me çka u janë hapur dyert fraksioneve me ekstremiste të Shetit Islam (ISIS).
“Me mospërkrahjen e forcave popullore që u ngritën në protesta kundër Asadit, u krijua një hapësirë e lirë që tash po e mbushin xhihadistët”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën “Atlantic”.

Clinton, derisa ishte sekretare e shtetit në mandatin e parë të Obamës, kishte kërkuar armatosjen e kryengritësve sirian.

Obama të enjten miratoi sulmet ajrore kundër ISIS-it në Irak, por ka thënë se më nuk do të dërgojë ushtarë në atë vend, pasi që në vitin 2011 forcat amerikane u larguan nga Iraku.

Megjithatë, Clinton ka thënë se Obama nuk ka strategji për mbrojtje nga kërcënimet e xhihadistëve.

“Kombeve të mëdha u duhen parime organizative, kurse fjalitë ‘mos bënë budallallëk’, nuk është parim organizativ”, ka thënë ajo, duke aluduar në sloganin e Obamës, raporton AFP.

Clinton ka theksuar se SHBA-të duhet ta zhvillojnë strategjinë e gjithëmbarshme për t’u përballur me ekstremizmin islam dhe e ka krahasuar këtë me luftën e gjatë amerikane kundër komunizmit.

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Spektakli i basketbollit mbarëshqiptar zbarkon në Prizren, nis beteja për trofeun e Ligës Unike

Sot dhe nesër qyteti i bukur i Prizrenit do të jetë mikpritës i Final 4 në Ligën Unike të Femrave, ku katër skuadrat më...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit