7.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Çmimi i derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë me dije se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës për ditën e sotme në Kosovë është 1.62 euro për litër, për shitjen e benzinës është 1.35 euro, ndërsa për shitjen e gazit është 0.75 euro.

Ky njoftim i lëshuar nga ministria ka vlejtur për dje dhe do të vlejë edhe për sot.

Në fund të muajit gusht, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për vendosjen e masave mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër. Ky vendim do të vlejë për 30 ditë që nga publikimi i tij.

Sipas ministrisë, ky vendim është marrë për arsye se në shitjet me pakicë në Kosovë është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore me lëvizje të mëdha të çmimeve në tregun botëror.

Ditët e fundit, para vendimit të MINT, në pompat e derivateve në Kosovë, çmimet e naftës ishin nga 1.75 deri në 1.79 euro.

Edhe në muajin qershor, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për derivate të naftës, i cili ishte në fuqi për 30 ditë. Ky vendim u mor pasi çmimi i naftës shkoi deri në 1.95 euro për litër në pikat e shitjes së karburanteve në Kosovë.

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit