30.7 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025

CNN: Trupi i gazetarit saudit të humbur u copëtua, pasi u vra

Trupi i gazetarit të humbur Jamal Khashoggi u copëtua pasi u vra dy javë më parë në konsullatën saudite në Stamboll, i ka thënë një zyrtar turk, rrjetit televiziv CNN të martën.

Siç shkruan ky medium, pretendimi, i cili u bë fillimisht në New York Times më herët në hetim, vjen pasi zyrtarët turq u gjendën brenda objektit të konsullatës për nëntë orë të hënën natën.

Ndërkohë rreth hetimeve është deklaruar edhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

“Shpresa ime është që ne të mund të arrijmë konkluzione që do të na japin një mendim të arsyeshëm sa më shpejt që të jetë e mundur”, u ka thënë Erdogan gazetarëve.

Po sipas CNN, zyrtarët turq kanë thënë në mënyrë private se Khashoggi u vra në konsullatë më 2 tetor pasi mbërriti për të marrë letra që do ta lejonin atë të martohej me të fejuarën e tij turke.

Hetuesit turq pritet të bëjnë një kërkim të rezidencës së konsullit Saudit në Stamboll më vonë të martën.

Pamjet e kamerave të sigurisë që kanë shërbyer si pikë qendrore në hetimet, treguan se automjetet lëviznin nga ndërtesa e konsullatës në rezidencën e afërt të Konsullit të Përgjithshëm më 2 tetor.

Ndërsa Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Anadolu Agency ka thënë se Konsulli Gjeneral i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohammad al-Otaibi, është larguar nga Turqia për të shkuar në vendin e tij.

Sipas të dhënave të siguruara nga zyrtarët, shkruan AA, Otaibi është nisur për në Arabinë Saudite në orën 17:00 sipas kohës lokale.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Më Shumë

Zemrat e Prizrenit rrahin më sigurt: Nis terapia me Inclisiran

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, sot është aplikuar për herë të parë terapia moderne me Inclisiran (PCSK9 inhibitor, siRNA),...

Driton Selmanaj kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Driton Selmanaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen...

Lajmet e Fundit