8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Coronavirusi ia merr jetën mjekut italian, vdiq në krevat pasi i tha gruas se ishte “shumë mirë”

Një para-mjek italian i emergjencës që vdiq nga coroanvirusi, vetëm disa orë më herët i kishte thënë gruas së tij se ishte shumë mirë, raportojnë mediat italiane.

47 vjeçari Diego Bianco, i cili punonte me shërbimin italian të ambulancave vdiq dje në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte më gruan dhe djalin e tyre të vjeçar.

Para-mjeku nga Bergamo ishte testuar një ditë më parë për COVID-19 pasi ai dhe disa kolegë kishin shfaqur simptoma të coronavirusit, ndërsa vdiq vetëm pas dy ditësh.

Gruaja e tij e shtangur Maruska Capoferri tha se një natë para se të vdiste Diego i tha: “Shko të flesh e dashur, nuk kam për të vdekur nga kjo. Dua vetmë njëpozicion të rehatshëm për të fjetur”.

Ata kishin nisur të flinin në dhoma të ndryshme që prej nisjes së simptomave. Dy orë më pas kur Maruska u kthye ta kontrollonte dhe gjendja ishte përkeqësuar teksa vështirësitë në frymëmarrje i shkaktuar një atak kardiak.

Maruska tha se ambulanca erdhi rreth 20 minuta më pas 20 dhe u munduan ta shpëtonin Diegon por nuk arritën. Ai nuk kishte gjendje të tjera problematike të shëndetit.

Qendra shëndetësore ku ai punonte ishte dezinfektuar në fillim të javës or dhe punonjës të tjerë shfaqën simptoma coronavirusi dhe qëndruan në shtëpi. Kolegët e tj thanë se vdiq për një ditë e gjysmë pas përkeqësimit. /tch/

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Sot shënohen 101 vjet nga vrasja e Bajram Curri, një ndër figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai u vra më 29 mars...

Lajmet e Fundit