4.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Cristiano Ronaldo lë izolimin, momenti për testet mjekësore

Cristiano Ronald në J Village, pas 72 ditësh. Sulmuesi portugez do të zhvillojë testet mjekësore, para se të nisë stërvitjen. Ylli i Juventusi, dy javë më parë la Madeira dhe zbarkoi në Torino me avionin e tij provat. Më pas zbatoi rregullat e autoriteteve, duke qëndruar për 14 ditë i izoluar.

Gjatë qëndrimit në Portugaliu, për rreth dy muaj, ai u stërvit në palestrën e tij, ndërkohë që tani është koha për të zbritur në fushë. Kjo do të ndodhë kur të kalojë testet në J Medical, që do t’i zhvillojë ditën e sotme.

Më pas mund të zbresë në Continassa me pjesën tjetër të skuadrës. Bardhezinjtë duan të fitojnë titullin kampion në fushë dhe presin që autoritetet të konfirmojnë datën e rifillimit të Serie A. Veç titullit, objektiv mbetet Champions League, që është një fiksim i CR7 dhe gjithë bardhezinjve.

Më Shumë

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

42 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit