Daut Haradinaj PDK’së: A është Isa Mustafa ministri i Rrahman Morinës?

DautHaradinaj-AKKDeputeti i AAK’së, Daut Haradinaj e ka përdoruar foltoren e Kuvendit për tu parashutuar disa pyetje deputetëve të koalicionit PDK-LDK. Ai u ka kujtuar deputeteve të PDK se kryeministri i këtij koalicioni, Isa Mustafa, është ish-ministri i Rrahman Morinës.

“A është ky Isa Mustafa ministri i Rrahman Morinës, a është kjo LDK’ja Titiste?”, ka pyetur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, PDK’ja e ka ndihmuar Isa Mustafën për ta rrëzuar Fatmir Sejdiun nga pushteti.

“A është kjo PDK’ja që të ndihmoj me rrëzu Fatmir Sejdiun, pasiqë siç duket sikur e rrezuat atë natën, ashtu e bëtë edhe ju koalicionin”, ka shtuar deputeti i AAK’së.

Sipas tij, deputetët të cilët e votuan Kadri Veselin për Kryeparlamentar kanë qenë të shantazhuar për të vepruar ashtu, pasi disa prej tyre vazhdimisht e kanë akuzuar Veselin për disa vrasje.

“E di se nuk keni qare pa votu, se jeni të shantazhuar e të kapur, por mos harroni se populli shumë shpjet ka me ju rrezu juve”, ka përfunduar Daut Haradinaj.

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit