23.4 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Daut Haradinaj tregon nëse Albena Reshitaj është përjashtuar nga AAK-ja

Zhvillime të njëpasnjëshme pati gjatë ditës së djeshme në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në sallën ku deputetët ishin mbledhur për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, e pranishme ishte edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj.

Pavarësisht se lideri i AAK-së, njëherësh deputeti Ramush Haradinaj tha se deputetët e partisë së tij nuk do të jenë të pranishëm në seancën për zgjedhjen e presidentit, një gjë të tillë nuk e bëri edhe Reshitaj.

Në seancën e të shtunës ku u tentua dy herë votimi në raudin e parë befasi ishte prania e Reshitajt, e ngjashëm ndodhi edhe dje.

Madje gjatë ditës së djeshme Reshitajt iu kërkua mos-prania në seancë edhe nga bashkëpartiaket. Por pavarësisht kësaj e njëjta shkoi në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe madje votoi në zgjedhjen e presidentit.

Pas kësaj në media u raportua se AAK tashmë ka përjashtuar nga partia deputeten Reshitaj.

Ish-deputeti Daut Haradinaj ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se nuk ka informacioni lidhur me këtë përveç nëse e njëjta është vetpërjashtuar.

“S’kam info, vetëm nëse është vetpërjashtu”, tha shkurt ai.

Albena Reshitaj ndryshe pati deklaruar se kjo s’ka të bëjë asgjë kundër partisë, por që e njëjta ka dashur që të mos jetë Lista Serbe që të vendos lidhur me fatin e Kosovës dhe kësisoj ka vendosur që të jetë e pranishme në seancën e Parlamentit të Kosovës.

Pavarësisht që Vjosa Osmani arriti të zgjidhet presidente e re në vend me 71 vota pro dhe 11 abstenime, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj zgjodhi që të mos e uroj atë.

Madje Haradinaj pati një deklaratë të gjatë në të cilën tregoi qartë se vazhdon të jetë kundër zgjedhjes së Osmanit si presidente.

“Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtëse e ekonomisë së tregut të lire”, tha ndër të tjerash Haradinaj.

Më Shumë

Borë në Nju Jork, anulohet mësimi në shkolla

Qyteti i Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga reshjet e dëborës ditët e fundit. Për shkak të intensitetit të reshjeve,...

Rexhaj: Na i kanë fyer deputetet në baza gjinore, s’ma zë goja atë fjalë

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se dikush nga deputetët e PDK-së i ka fyer deputetet...

Me dëshminë e ekspertit ka vazhduar gjykimi ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë në rastin ku punëtori teknik humbi jetën në vendin e punës

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim...

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë arritur edhe 11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer në Shqipëri. Rama tha...

Grupi ABBA drejt rikthimit

Björn Ulvaeus ka zbuluar se grupi i famshëm ABBA do të sjellë këngë të reja për fansat gjatë këtij viti. Kantautori 76-vjeçar tha për “The...

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Para 88 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që...

Përfaqësuesit e bizneseve: Programi i Qeverisë po favorizon skemat sociale e jo zhvillimin ekonomik

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndërkohë, për kryetarin e Odës...

Në Indi po përdoret bajga e lopës me besimin se do të largojë COVID-19, vjen përgjigja e mjekëve

Mjekët në Indi po paralajmërojnë kundër praktikës së përdorimit të bajgës së lopës në besimin se do të largojë COVID-19, duke thënë se nuk...

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por aty afër

Duda Balje i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e saj private dhe atë profesionale. Një pyetje shumë interesante iu bë asaj në...

Latifi i AAK-së: Qeveria Kurti karakterizohet me një lloj anemie dhe pagjakësie

Smaj Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë që deri tani e sheh Qeverinë Kurti 2 si “anemike”, pasi sipas tij...

SBASHK’u kërkon shtesa për mësimdhënësit, paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Financave dhe të Arsimit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit. Kështu ka bërë të ditur...

UEFA pritet ta ndryshojë logon e Champions Leagues

UEFA do të ndryshojë logon e UEFA Champions League këtë vit, zbulon FootyHeadlines. Logoja origjinale dhe tani ikonike e Ligës së Kampionëve është lëshuar në...

21 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Duda Balje tregon se a flirtojnë politikanët me të

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka qenë e ftuar në një intervistë së fundi, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve për jetën...

Prishtina buzë titullit të parë pas shumë kohësh, Ballkani jashtë garës për titull

Prishtina është buzë titullit të parë në Superligë pas tetë vjetëve, pas fitores 2:1 kundër Feronikelit, ndërkohë që Ballkanit ka humbur çdo mundësi për...

Kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, gruaja infektohet me Covid dhe humb jetën

Një grua në Nabraska, edhe pse kishte marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, ka humbur jetën nga Covid Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve...

Lajmet e Fundit