8.7 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Demaçi: FARK rrasi paratë e Bukoshit dhe trodhi miza

Demaci11-21“Kur i dështoi mundësia Bukoshit me shti nën kontroll UÇK” në me anë të parave, unë jap para, ju luftoni dhe unë vijë e bëhem çlirimtar, atëherë u kthyen dhe u kapën me Tahir Zemajn oficerin e KOS të Serbisë, dhe u munduan të formojnë njëfarë FARK-u”, i cili dihet se si përfundojë. Erdhën me luftu ikën dhe i lënë 600 e kusur të plagosur në fushëbetejë dhe i lanë më mijëra armë nëpër fusha”,tha veprimtari Demaçi.

Adem Demaçi e ka konfirmuar se ekziston Marrëveshja e Oslos e arritur me Ahmet Krasniqin për ta ndihmuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, Demaçi ka thënë se s’ka pasur kurrfarë marrëveshje për FARK-un.

“Mbledhja e Oslos ekziston. Mbledhja e Oslos është mbajtur me qëllim për ta ndihmuar UÇK-në dhe Qeveria e Bukoshit me dhanë parë dhe bashkërisht me ndihmue kryengritja e cila është zhvilluar në Kosovë nën udhëheqjen e UÇK-së”, ka thënë Demaçi, raporton RTK.

Krahu politik i Ibrahim Rugovës i përfaqësuar nga Bujar Bukoshi dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë insistuar se Marrëveshja e Oslos ishte bërë për t’i vënë UÇK-në nën komandën e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ndërsa, krahu i luftës, të cilin e kishte përfaqësuar Adem Demaçi japin një version tjetër se në Oslo ishin marrë vesh për ta ndihmuar luftën e UÇK-së dhe se aty s’ishte diskutuar për FARK-un.

Megjithëkëtë, para katër ditësh, Xhavit Haliti, në Kuvendin e Kosovës ka thënë se s’ka ekzistuar asnjëherë marrëveshje e Oslos dhe se s’ka pasur kurrfarë FARK-u në luftë. Pas kësaj deklarate, Anton Quni i LDK-së tha se ka ekzistuar edhe Marrëveshja e Oslos, edhe FARK-u i udhëhequr nga Ahmet Krasniqi, i cili ishte vrarë në shtator të vitit 1998 në Tiranë.

Quni tha se për Oslon duhet të flasë Adem Demaçi, i cili thotë se s’ka asgjë të shkruar nga ajo marrëveshje përveç asaj që janë pajtuar për ta ndihmuar UÇK-në.

“Kur kemi biseduar ne fjala ka qenë vetëm për me ndihmue UÇK-në…. S’ka ekzistuar hiq FARK-u”, ka thënë Demaçi.

“Krejt këto konstruksione që po i bëjnë për FARK-un janë dëshira që atyre që kanë rrasë paratë e Bukoshit dhe kanë tredhur miza në perëndim. Janë vonuar. Ndoshta kanë mendime të mira ata, por janë vonuar”.

Sipas Demaçit, Bujar Bukoshi pasi ka dështuar për ta kontrolluar UÇK-në bashkë me disa të tjerë kanë tentuar të themelojnë FARK-un.

Më Shumë

Turizmi në rritje: Mbi 22 mijë vizitorë vizituan Prizrenin në gusht

Numri i vizitorëve që kanë zgjedhur Kosovën si destinacion turistik gjatë muajit gusht 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë...

“Kobra” dënohet me 24 vjet burgim për vrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarve: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe...

Lajmet e Fundit