18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Deputetët boshnjak kërkojnë degë në gjuhën e tyre në UPZ

Deputetët boshnjakë, Cerim Bajrami dhe Duda Balje, përmes një lutje drejtuar rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti”, kanë kërkuar që ky universitet të hap degë të ekonomisë në gjuhën boshnjake.

Ata madje thonë se me këtë është pajtuar edhe ministri i arsimit, Arsim Bajrami.

Lexoni të plotë lutjen e tyre:

L U T J E

I nderuari rektor,

Ju drejtohem me këtë letër me të cilën e mbështes plotësisht hapjen e degës në gjuhën boshnjake në fakultetin Ekonomik në Universitetin e juaj.

Ne, deputet boshnjak, unë dhe zonja Duda Balje, disa javë më parë, në diskutim rreth disa problemeve në arsim në gjuhen boshnjake të cilat duhet të zgjidhen urgjentisht, me ministrin e MASHT-it, Arsim Bajramin, kërkuam edhe hapjen e më së paku edhe një dege në njërin prej fakulteteve të universitetit të Prizrenit. Ministri Bajrami është pajtu, po ashtu, me këtë janë njoftuar edhe udhëheqësit e lart të institucioneve të Kosovës.

Konsideroj që si solucioni me i mirë për këtë vit shkollor të jetë – hapja e degës ekonomike, duke pasur parasysh që ne kemi edhe profesorin e njohur të ekonomisë dr. Mehmed Meta, i cili është nga Prizreni.

Plotësisht është normale që disa prej lendeve të mbajnë edhe profesorët mysafir nga Novi Pazari, derisa disa prej lëndëve mund të kryhen mirë edhe nga profesorët e Fakultetit të njëjtë të mësimdhënës nga gjuha shqipe.

Ne ketë kontekst, shfrytëzoj rastin që t’iu falënderoj për qëndrimin korrekt të këtyre viteve ndaj mësimdhënies në gjuhen boshnjake e cila zhvillohet ne disa dege te dy fakulteteve te universitetit “Ukshin Hoti”.

Pres që kjo letër e imja të gjej përgjigje pozitive nga ana juaj, dhe që të kemi së shpejti degën e hapur në Ekonomi në gjuhen boshnjake, për të mirën e fëmijëve të qytetareve boshnjak të regjionit tonë të Prizrenit dhe Republikës se Kosovës.

Dërguar :

-Rektorit te Universitetit te Prizrenit, Ramë Vataj

-Ministrit te MASHT-it, Arsim Bajrami

-Kryetarit te Komisionit përarsim te Kuvendit te R. se Kosovës, Nait Hasanit

-Te gjithë faktorëve relevant boshnjak ne Republikën e Kosovës dhe ne diasporë

Deputet ne Kuvendin e R. Kosovës, ?erim Bajrami

(Kosova Sot)

Më Shumë

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

Dy arsye pse Allegri mund të shpëtojë punën e tij te Juventusi

Massimiliano Allegri thuhet se mund të shpëtojë punën e tij te Juventus-i për dy arsye, edhe nëse bardhezinjtë duket se kanë marrë tashmë një...

Lajmet e Fundit