Deputeti i LVV-së – opozitës: Kemi me jua përmend 20-vjetëshin për 4 vjet t’lume

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se do t’ua përmendin opozitës 20 vjet qeverisjeje për katër vjet, raporton Gazeta Express.

Abrashi tha se faji për situatën aktuale me krizën energjetike është i opozitës së tanishme.

“Duhet ta theksojmë se mbi një miliard euro janë investuar për t’i përmirësuar kapacitetet gjeneruese dhe ja sot si është gjendja. Nëse jua vran ky 20 vjeçar veshin, kemi me jua përmend katër vjet të lume sepse përgjegjësia ka qenë vetëm e juaja dhe keni me dhënë përgjegjësi. Meqenëse nuk po jepni llogari para ligjit, së paku në foltore të Kuvendit kemi me jua përmend sa kemi me mujtë sepse faji është i juaji dhe ai nuk mund të tjetërsohet”, tha ai.

Sipas Abrashit, kriza energjetike është “rezultat i klasës së vjetër politike”.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit