Derbi i barazhit për Superligë, Liria sot përballet me Vushtrrinë

Liria dhe Vushtrria do të ballafaqohen në ndeshjen e barazhit mes dy ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupin A dhe B të Ligës së Parë.

Përballja e barazhit do të zhvillohet sot në stadiumin “18 qershori” të Klinës.

Liria do të jetë në cilësinë e vendasit në këtë ndeshje dhe simpatizuesit e saj do të jenë në tribunë Perëndimore, ndërsa simpatizuesit e Vushtrrisë në tribunën Lindore të stadiumit.

Fituesi i ndeshjes Liria-Vushtrria ndeshet me ekipin që përfundon në pozitë të tetë të Superligës stinorin, më datë 28 maj në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit