9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Dëshmitarët flasin për arsyet që çuan në therjen për vdekje të 19 vjeçarit në Prizren

Plagës që mori mesditën e së dielës, 19-vjeçari E.K nga Prizreni nuk mundi t’i mbijetojë.

Ndonëse nuk pranuan të flasin para kamerës, dëshmitarë të rastit thonë se e gjithë ngjarja ndodhi si pasojë e një përleshjeje fizike të mëhershme që i ndjeri kishte pasur me dorasin, raporton KTV.

Ai u ther me thikë rreth orës 15:30 minuta pak metra larg shtëpisë së tij.

Policia rajonale e Prizrenit ka konfirmuar se për rastin në fjalë janë ndaluar në mbajtje dy të dyshuar.

Shaban Osmanollaj – zëdhënës i Policisë rajonale në Prizren, pohoi se të dyshuarit janë të moshës së njëjtë me viktimën, ndërsa tha se për shkaqet e vrasjes janë ende duke i hetuar.

Kurse, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe se kanë nisur procedurë ligjore për të dyshuarin kryesor.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari H.S, është ndaluar për 48 orë, ndërsa për të njëjtin pranë Gjykatës Themelore në Prizren është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, është thënë në një përgjigje të Zyrës për Media.

Ekipi i KTV-së ka kontaktuar edhe me familjarë të viktimës, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),...

Lajmet e Fundit