“Pjella e juaj jua marrtë fytyrën’

(Në qoftë ky njeri –
Primo Levi, përkthyer nga Arbër Zaimi).
Primo Levi ishte shkrimtar i madh, i shpëtuar nga Holokausti. Sot bota kujton më shumë se kurrë Holokaustin – gjenocidin e madh dhe krimin e madh ndaj hebrenjve.

“Ju që jetoni të sigurtë
Në shtëpitë tuaja të ngrohta
Ju që kur ktheheni në mbrëmje gjeni
Gjellë të nxehtë e fytyra të dashura
Mendohuni pak, a është vallë burrë ky
Që punon në baltë,
Që kurrë s’njeh prehje,
Që lufton për gjysmë cope bukë,
Që vdes për një po a për një jo.

Konsideroni a është vallë grua kjo
Pa flokë e pa emër,
Pa forcë për të mbajtur mend,
Të zbrazët sytë, të ftohtë mitrën
Si një zhabë gjatë dimrit.

Mendohuni mirë pra, sepse këto kanë ndodhur:
Jua urdhëroj këto fjalë
T’i skalitni në zemrat tuaja
Kur jeni në shtëpi apo kur ecni nëpër rrugë
Duke u shtrirë apo duke u çuar;
Përsëritjani bijve tuaj.
E nëse s’e bëni, ju rrënoftë shtëpia,
Ju lëntë në vend sëmundja,
Pjella e juaj jua marrtë fytyrën.”

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Lajmet e Fundit