16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Dëshmitari thotë se në ditën kritike Iran Badalli s’ishte në shtëpi, i akuzuar për shpërthimin në Zhur ku kishte vdekur një polic

Ka përfunduar deklarata e të dëmtuarit Artur Mrasori lidhur me rastin ndaj Iran Badallit dhe Arben Gashit që po akuzohen për rastin e shpërthimit në Zhur ku kishte vdekur polici Sami Thaqi.

Shqyrtimi kryesor filloi rishtas pasi që është bërë ndërrimi i anëtarëve të trupit gjykues Tani si anëtar të trupit gjykues do të jenë Kymete Kicaj dhe Luan Berisha.

Në seancën e sotme, kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi ia lexoi përfaqësuesit së palës së dëmtuar avokatit Blerim Mazreku një kërkesë të avokates mbrojtëse Emira Gavazaj Gashi të datës 10.11.2021, me të cilën ajo ka kërkuar nga avokati Blerim Mazreku që të kërkojë falje publike ndaj Iran Badallit për shkelje të dinjitetit dhe fyerje në gjykatë të dhënë në fjalën hyrëse të datës 18.06.2021.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar Avokati Blerim Mazreku deklaroi se lidhur me këtë kërkesë të avokates Emira Gavazaj Gashi nuk ka se çka të shton si dhe po ashtu njoftoi gjykatën se gjatë kohës së njejtë në Gjykatën Themelore në Prizren është duke u mbajtur shqyrtimi gjyqësor për vrasje të rëndë, ku ai aty është i autorizuar dhe kërkoi që seanca e sotme të mbahet pa prezencën e tij.

Pasi që shqyrtimi kryesor filloi rishtas, u lexua aktakuza nga Prokurori Metush Biraj, e që pas leximit të akuzuarit Iran Badalli dhe Arben Gashi mohuan fajësinë lidhur me akuzën që i ngarkon.

Pas kësaj, të gjithë palët mbetën pranë fjalës hyrëse të dhënë me 18.06.2021, e po ashtu edhe u lexua deklarata e të dëmtuarit Artur Mrasori në cilësi të dëshmitarit.

Tutje seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit Artur Mrasori nga ana e mbrojtëses së të akuzuarit Iran Badalli, avokate Emira Gavazaj Gashi.

Mrasori tha se kur pranojnë thirrje nga radio-logu nuk bëjnë debat se kush është prej anëtarëve është në shtëpi dhe se kanë kuptuar se babai i të akuzuarit Iran Badalli nuk ishte në shtëpi atëherë kur kanë arritur në shtëpinë e Iranit në fshatin Zhur.

Ai tha se nuk i kujtohet saktë se a ka qënë djali i mitur i Iran Badallit në dhomë ku ka shpërthyer eksplozivi, pasi që ai ishte duke kontrolluar shtratat e fëmijëve dhe se ka qënë i kthyer me shpinë ka dera.

Dëshmitari Mrasori tha se ditën kritike Iran Badalli nuk kishte qënë në shtëpi, mirëpo kishin qënë fëmijët e mitur aty dhe tha se kontrollën e shtëpisë e kishin filluar e pastaj dëshmitarët kanë qënë në ardhje e sipër.

Tutje dëshmitari deklaroi se pasi që i kishin veshur fëmijët, kontrollën e kishin nisur në katin e dytë të shtëpisë.

Tutje ai tha se atë moment, pas shpërthimit të eksplozivit i kishte ardhur një dritë e madhe sa që atë moment ishte përplasur në dysheme dhe ka humb shikimin, dhe më s’ka mundur të sheh asgjë, dhe se s’ka pasur njohuri se a kanë qënë fëmijët të lënduar.

Dëshmitari tha se qëndron fakti se vajza e mitur e të akuzuarit Iran Badalli i kishte dërguar në dhomën ku gjendej eksplozivi dhe po ashtu sipas tij, qëndron fakti se vet ai me telefonin e vajzës së Iran Badallit përmes Viberit kishte komunikuar me Iranin.

Pasi që më nuk kishte pyetje në drejtim të të dëmtuarit Mrasori, seanca e sotme është ndërprerë dhe e njëjta është caktuar më datë 18 nëntor, 2021, ku do të dëgjohen të dëmtuarit Arsim Bytyqi dhe Jetmir Hasanaj.

Ndryshe sipas dispozitivit I të Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren të akuzuarit Iran Badalli dhe Arben Gashi akuzohen se me anë të eksplozivit kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, që ka rezultuar me vdekjen e një personi, lëndimeve të rënda dhe të lehta trupore të personave të tjerë.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit kah fillimi i muajit janar 2020 në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj te njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli ne fshatin Zhur Komuna e Prizrenit dhe pas një kontroll të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me dt 28 01 2020 , rreth orës 20:00 , ne kontakt me këtë mjet i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçi kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – te dëmtuarit Artur Mrasor, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi kanë ka pësuar lëndime te rënda trupore si dhe fëmija S.B po ashtu ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime sipas Prokurorisë të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 parag 5, 4 dhe 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa në dispozitivit II të aktakuzës thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar me përafërsisht si ne pikën I të dispozitivit të aktakuzës , në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT, peshe prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Kësodore të akuzuarit në bashkëkryerje kanë konsumuar veprën penale mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 parag, 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK. /BetimipërDrejtësi

 

 

Më Shumë

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.   Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike...

Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e një vajze të mitur. Të dyshuarit thuhet se janë...

Lajmet e Fundit