10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Malishevë/ Dëshmitari thotë se vjedhja shtëpisë së axhës së tij ndodhi natën dhe nuk pa askënd

Dëshmitari Bajram Vrenezi ka thënë se nuk ka parë asnjë njeri duke e thyer shtëpinë e axhës së tij. Ka deklaruar se vjedhja është kryer natën.

Këtë deklarim, dëshmitari Vrenezi e ka dhënë të enjten në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, në gjykimin, ndaj të akuzuarve Abedin Morina, Besim Bytyqi, Besnik Bytyqi dhe Mërgim Berisha.

Ata ngarkohen për vjedhje në disa shtëpi në Komunën e Malishevës më 2012.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Kastriot Memaj, dëshmitari Morina tha se nuk ka parë askush askënd.

“Nuk ka parë askush askënd, pasi që shtëpia është thy natën”, tha Vrenezi.

Ai shtoi se nuk ka asnjë dyshim për ndonjë person konkret, që mund ta ketë thyer shtëpinë e axhës së tij.

Tutje, gjykatësi Njazi Morina, deklaroi se për seancë e radhës duhet të ftohet edhe një i dëmtuar në cilësi të dëshmitarit i cili nuk është propozuar në aktakuzë.

“Për seancën e ardhshme të ftohet i dëmtuari në cilësi të dëshmitarit, Sali Vrenezi, pasi që është i cekur në pikën dy të dispozitivit të aktakuzës, dhe nuk është i propozuar si palë e dëmtuar”, tha gjykatësi Morina.

Për këtë rast seanca e radhës pritet të mbahet më 9 dhjetor të këtij viti.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 24 prill 2013 ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Abedin Morina, Besim Bytyqi, Besnik Bytyqi dhe Mergim Berisha, me arsyetimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “vjedhje e rëndë” në bashkëkryerje nga neni 253, paragraf 1, pika 1, lidhur me nenin 23, të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, të akuzuarit në bashkëkryerje, më 3 tetor 2012 në fshatin Astrazub, Komuna e Malishevës, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit, tani i ndjeri I. E., marrin pasurinë e luajtshme, duke thyer me forcë derën e shtëpisë, ku hyjnë brenda dhe vjedhin sasi të arit, me të cila veprime i shkaktojë të dëmtuarit I.E., dëme të konsiderueshme materiale.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se të akuzuarit në bashkëkryerje, me 7 tetor 2012, në fshatin Marali, Komuna e Malishevës, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit Sali Vrenezi, marrin pasurinë e luajtshme, duke thyer me forcë derën e shtëpisë, ku hyjnë brenda dhe vjedhin sasi të arit, me të cila veprime i shkaktojë të dëmtuarit Vrenezi, dëme të konsiderueshme materiale.

Tutje, sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, të akuzuarit në bashkëkryerje, me datën 8-9 tetor 2012, në kohë të pacaktuar, në fshatin Marali, Komuna e Malishevës, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit Hamdi Vrenezi, marrin pasurinë e luajtshme, duke thyer me forcë derën e shtëpisë, ku hyjnë brenda dhe vjedhin katër motor sharrë dhe një makinë elektronike për shpuarje, me të cilat veprime kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Kurse, sipas dispozitivit të katërt të aktakuzës, të akuzuarit në bashkëkryerje, më 31 tetor 2012, në kohë të pacaktuar, në fshatin Shkozë, Komuna e Malishevës, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit Setki Bytyqi, marrin pasurinë e luajtshme duke thyer me forcë dritaren e shtëpisë, ku hyjnë brenda dhe vjedhin sasi të konsiderueshme të arit, me të cila veprime shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërsa, sipas dispozitivit të pestë të aktakuzës, të akuzuarit në bashkëkryerje, më 19 tetor 2012, në fshatin Astrazub, Komuna e Malishevës, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit Bedri Morina, marrin pasurinë e luajtshme duke thyer me forcë derën e shtëpisë, ku hyjnë brenda dhe vjedhin sasi të konsiderueshme të arit, me të cila kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje. Kurti ka thënë se...

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Lajmet e Fundit