7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Dëshmojnë tre dëshmitarë në gjykimin ndaj burrit të prokurores nga Prizreni,Ervehe Gashi

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vazhduar sot gjykimi ndaj Bajram Gashit, i akuzuar nga prokuroria në Prishtinë për veprën ushtrimi i ndikimit, raporton Drejtësia Sot.

Kujtojmë se për këtë rast përpos Bajram Gashit, janë të akuzuar edhe Rizan Hoxha e Dardan Hoxhaj të cilët në seancat e kaluara kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorinë e shtetit e ku më pasë gjykata Riza Hoxhën e dënoi me 28 mijë euro gjobë kurse Dardan Hooxhaj me 5 mijë euro gjobë.

Kurse sot, para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtari Vesel Ismaili kryetar, Suzana Çerkini dhe Lutfi Shala anëtarë, u procedua me dëgjimin e dëshmitarëve S.H. H.H dhe A.H.

Dëshmitari S.H., njiherit babai i ish të akuzuarit Dardan Hoxhaj deklaroi se nuk i kujtohet nese është takuar mëparë me Bajram Gashin duke theksuar se e mbështet në tërësi dëshminë që e ka dhënë në prokurori dhe në seancën e kaluar. Tutje, i njëjti tha se kishte dëgjuar nga djali i tij Dardan Hoxha se  Rizvan Hoxhaj nëpërmjet shoqërisë së tij me Bajram Gashin do t’ju ndihmojë në rastin penal ndaj tyre, dhe po ashtu pohoi se e ka ditur që  Bajram Gashi ështe burri I prokurorës në rastin kundër tij dhe djalit Dardan Hoxhaj.

Tutje gjykimi vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit S.H., i cili gjatë dëshmisë së tij tha se i mbetët prapa dëshmisë që ka dhënë prokurori. Ai më tej tha se Bajram Gashin nuk e ka parë asnjëherë në zyrën e tyre në Prizren dhe po ashtu tregoi se ai kishte qenë personi që e kishte realizuar videoincizimin në momentin kur Dardan Hoxhaj ia jep 5 mijë euro Rizvan Hoxhes. Aai tha se ka dëgjuar nga vëllai i tij se këto para po I japin për me ju ndihmu lidhur me procesin penal ndaj tyre dhe me ndiku të prokurorja e rastit, duke ia dërguar parat Bajram Gashit.

E lidhur me këtë çështje, po ashtu dëshminë e tij edhe  dëshmitari tjetër A.H., i cili tha se e ka njohur Rizvan Hoxhen dhe se kanë pasur raporte të mira me të. Ai tha se i njëjti i ka vizituar shpesh në zyrën e tyre. Madje tha se Rizvan Hoxha iu ka tregu që nëpërmjet burrit të prokurores me emrin Bajram Gashi mund të ndikojë tek ajo për rastin penal ndaj Dardan Hoxhes.

Dëshmitari A.H., tutje tha se në takimin që ishte mbajtur në lokalin A.F., kishte kuptuar se Rizvan Hoxha ka marrur para nga vëllau i tij Dardan Hoxhaj për të ndikuar tek prokurorja Ervehe Gashi, nëpërmjet burrit të saj Bajram Gashit.

Madje ai potencoi se në këtë takim Bajrami ka deklaru se prokurorja nuk do të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë dhe se nëse ajo ka presion nga kryeprokurori në Prizren që me bë një gjë të tillë, atëherë do të mundohet të bëjë një ankesë sa më të butë.

I njëjti gjithashtu tha se në këtë takim Bajrami dhe Rizvani i kishin kërkuar vëllaut të tij Dardanit që t’i fshijë videoincizimit ku shihet Dardan Hoxhaj, duke ia dhënë 5 mijë euro Rizvan Hoxhës.

Tutje krejt në fund, ai tha se sa ka njohuri këto para Rizvan Hoxha ia ka kthyer vëllaut të tij Dardanit.

Meqenëse ishte koha e përfundimit të orarit të punës, trupi gjykues vendosi që ta ndërpresë gjykimin dhe vazhdimin e tij e caktoi për datë 5 nëntor 2021, ora 10:00 ku do të vazhdohet me marrjen në pyetje të dëshmitarit në fjalë.

Përndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e ngritur nga prokurori Dren Paca, Bajram Gashi dhe Rizan Hoxhaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën e ushtrimit të ndikimit sepse gjatë muajit Korrik të vitit 2017, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit Dardan Hoxhaj në rrugën Ejup Statovci, në Komunën e Prizrenit, në mënyrë të drejtpërdrejt kërkuan nga i njëjti shumën prej 6,000 Euro, duke i premtuar se nëse do të ju paguante paratë e kërkuara, Bajram Gashi do të ushtronte ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e bashkëshortes së tij Prokurores Ervehe Gashi, e cila ishte Prokurorja e rastit në procedurën penale me shenjën PP.nr. 13/2017, që ishte duke u zhvilluar ndaj Dardanit, pranë Prokurorisë Themelore në Prizren dhe si rrjedhojë ai nuk do të akuzohej për të githa veprat penale që ishte duke u hetuar.

Sipas aktit akuzues të prokurorisë me ç’rast Dardan Hoxha, i joshur nga premtimi i të pandehurve, gjatë muajit Korrik të vitit 2017 – të pandehurit Rizan Hoxhaj fillimisht i’a dorëzon shumën prej 1,000 Euro, ndërsa me datë 22.08.2017, i’a dorëzon edhe shumën prej 5,000 Euro, si shpërblim për të pandehurit për ndihmën qëi kishin premtuar se do t’ia ofronin.

Po ashtu aktkauza ngarkon edhe të pandehurin Dardan Hoxhajn për veprën ushtrimi i ndikmit sepse gjatë muajit Korrik dhe Gusht të vitit 2017, i pandehuri Dardan Hoxhaj, në zyrën e tij në rrugën Ejup Statovci, në Komunën e Prizrenit, në mënyrë dhe formë të përshkruar si në dispozitivin e lartcekur (), ia kishte dhënë paratë në shumë prej 6,000 Euro të pandehurit Rizan Hoxhaj, për t’ia dërguar Bajram Gashit njëherit bashkëshortit të Prokurores Ervehe Gashi, e cila ishte Prokurorja e rastit ne procedurën penale që po zhvillohej kund?r tij, ashtu që të ushtronin ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e Prokurores dhe i njëjti të mos akuzohej për gjitha veprat penale që po hetohej.

Për këtë rast më date 5 maj 2021, u mbajtë seanca fillestare në të cilën seancë të pandehurit Bajram Gashi dhe Dardan Hoxhaj mohuan fajësinë kurse për të pandehurin Riza Hoxhaj ishte veçuar procedura pasiqë paraprakisht prokuroria njoftoi se kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë me të dhe mbrojtësinë e tij.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Lajmet e Fundit