34.8 C
Prizren
E shtunë, 13 Korrik, 2024

“Dhëndrri i Kosovës” dënohet nga UEFA me dy ndeshje moslojë

Futbollistit të Turqisë, Merih Demiral, i ka kushtuar mënyra e festimit të dy golave kundër Austrisë.

Gazeta e njohur gjermane Bild, raporton se ai është dënuar me dy ndeshje moslojë, kështu duke humbur ndeshjen çerekfinale kundër Holandës.

Festimi i 26-vjeçarit, me simbolin e “Ujqërve gri”, e cila është një lëvizje ekstremiste e krahut të djathtë turk, e cila është monitoruar prej vitesh nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani.

Federata turke e futbollit, deklaroi se nuk janë në dijeni lidhur me vendimin.

Por, se megjithatë, do të ketë një afat të mbrojtjes deri të premten në mëngjes për të paraqitur argumentet kundër kësaj ndalese.

Mesazhet politike janë të ndaluara gjatë Kampionatit Evropian.

Merih Demiral, ndryshe njihet se është “Dhëndërr i Kosovës”.

Ai është i martuar me modelen me prejardhje nga Kosova, Heidi Lushtaku.

Të dy janë prindër të dy djemve.

Ndryshe nga UEFA me dy ndeshje moslojë ishte dënuar edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.

Kjo pas ofendimeve që i kishte bërë ndaj serbëve dhe maqedonëve, pas ndeshjes kundër Kroacisë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Sydney Sweeney, ‘selfie’ para pasqyrës, joshëse me dukje

Sydney Sweeney po ndihej bukur, teksa shkrepi një seri fotografish para pasqyrës. Ylli i “Euphoria”, 26 vjeçe, pozoi para pasqyrës me një bluzë ngjyrë kafe...

Kurti në Malishevë, i hip kombajës për korrje-shirje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar vizite tek një fermer në Bubavec të Malishevës, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,...

Lajmet e Fundit