3.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Dielli i jetës sime!

Sahit Osmani

Kyçi i gjithçkaje të ndritshme je ti
një rreze e jotja si Levë e Arkimedit më ka shërbyer
nuk e kam humbur drejtpeshimin
as nga dallgëzimi i artë i rrezatimit tënd që derdhej mbi mua
Pushtetit tënd nuk iu kam trembur
sepse ti flet me shkëlqimin diellor
aromën dhe bukurinë e luleve
shembëllimi yt më ka bërë që të ndjek
shpesh duke u rrëzuar me sinqeritetin e tepruar
Kam humbur por dhe kam fituar
dashurinë tënde njerëzore që Ti vet ma ke dhuruar
e kam bartur ate
thellë në shpirt e kam rrënjosur
aty ku secili ka diçka të veten që jeton
aty ku dielli i njeriut ndriçon…!

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

Lajmet e Fundit