23.9 C
Prizren
E shtunë, 3 Maj, 2025

Dilemat e Bllokut

Lideret e bllokuBlloku i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje ende ka dilema se si të veprojë nëse e para e vendit, Atifete Jahjaga do t’i thërras në një takim të përbashkët të blloqet politike, LVAN-in dhe PDK-në.

Burime të Gazetës Blic brenda Bllokut kanë thënë se ende ka dilema se si të veprohet nëse e para e vendit do të kërkoj një takim të përbashkët të dy blloqeve. “Ka dilema se si të veprohet. Të shkohet apo jo në takim me Hashim Thaçin. As ky takim nuk presim se do të jetë produktiv, sepse thjeshtë gjërat janë të qarta: ne e kemi shumicën dhe ne e bëjmë qeverinë”, tha ky burim.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së AAK-së, njëherësh këshilltari kryesor i liderit të AAK-së, Avni Arifi i ka thënë Gazetës Blic se ende nuk dihet se si të veprojë Blloku LVAN nëse e para e vendit do t’i thërras në një takim të përbashkët të gjitha partitë politike.

“Vendimet e tilla merren nga të katër liderët. Ende s’ka vendim”, ka thënë shkurt ai për Gazetën Blic.
Ndërkohë, tash e sa kohë është përmendur ideja e një takimi të përbashkët të Bllokut LVAN dhe PDK-së të organizuar nga e para e vendit, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka organizuar disa raunde të takimeve të ndara me liderët e partive politike, mirëpo deri më tani këto takime janë treguar të pasuksesshme.

Kosova tash e pesë muaj është pa institucione. PDK edhe pse doli partia e parë nga zgjedhjet e 8 qershorit, nuk po gjen partner për bashkëqeverisje. Në anën tjetër, LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje, duke e pasur edhe shumicën parlamentare, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kryetarit të Kuvendit duket se ka bllokuar gjithçka. Gazeta Blic

Më Shumë

Rahoveci një hap larg finales, synon ta mbyllë serinë ndaj Prishtinës

Të shtunën janë në program ndeshjet e dyta gjysmëfinale në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Nga ora 17:30 në Pallatin e...

Zhduket një grua në Gjonaj të Hasit

Një grua është zhdukur në fshatin Gjonaj të Hasit. Rasti është raportuar në polici nga djali i saj. “Ankuesi, një shtetas kosovar, ka raportuar se nëna...

Lajmet e Fundit