4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Dita Botërore e Mjedisit shënohet me nxënësit dhe komunitetin në Petrovë të Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka shënuar 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit me një aktivitet ndërgjegjësues në bashkëpunim me komunitetin e shkollës “Lekë Dukagjini”, paralelet në lagjen Petrovë, me qëllim të shtimit të kujdesit për mjedisin dhe edukimin e brezit të ri për rëndësinë e mbrojtjes së tij.

Sipas njoftimit, bazuar në kërkesat e komunitetit shkollor, në këtë aktivitet janë vendosur katër shporta të vogla për mbeturina përgjatë rrugës së lagjes që frekuentohet çdo ditë nga nxënësit në vajtje-ardhje në shkollë. EC ka bërë të ditur se këto pika janë identifikuar si zona ku shpesh ndotet mjedisi .

“Përveç ndërhyrjes praktike në terren, nxënësit në hapësirën shkollore kanë pasur mundësinë të luajnë edhe lojën mjedisore edukative. Loja synon të rrisë njohuritë e nxënësve për mjedisin dhe vlerat e trashëgimisë natyrore, sikurse edhe të forcojë vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë argëtuese”, thuhet në njoftim.

Marketing

Më Shumë

Durmishi: Rruga Prizren – Tetovë po bëhet realitet

UD ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet. Ai në Facebook ka publikuar një video...

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

Lajmet e Fundit