7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Dita e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren/ Një javë aktivitete

Përgjatë gjithë javës, në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme nga nxënësit e këtij institucioni arsimor.

Këto aktivitete janë organizuar në rastin e Ditës së Gjimnazit, e cila do të kremtohet ditën e premte.

Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica, pohon rëndësinë e kësaj dite për institucionin.

Koordinatori i cilësisë, Vedat Shala, tregon për bashkëpunimin e frytshëm mes mësuesve dhe nxënësve për realizimin e këtyre aktiviteteve, duke veçuar veçoritë e këtij gjimnazi.

Kryetarja e Këshillit të Nxënësve, Dhurata Dakaj, vlerëson gjithashtu rëndësinë e këtyre aktiviteteve, duke theksuar përkushtimin e nxënësve. Nxënësit Fatbardh Baxhaku dhe Rina Hasani prezantojnë disa nga aktivitetet e grupeve të nxënësve.

Këto ngjarje kanë tërhequr interes tek të gjithë nxënësit e këtij institucioni dhe jo vetëm. Nesër, me një solemnitet rasti në mesditë, do të shënohet edhe Dita e Gjimnazit/tv Prizreni/


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga...

Krasniqi takon Taskforcën komunale për mbrojtjen e mjedisit në Malishevë

Në Malishevë është mbajtur një takim pune i Taskforcës komunale për mbrojtjen e mjedisit, e cila është formuar me vendim të kryetarit të komunës,...

Lajmet e Fundit