9 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Dita e Thaçit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherit zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme do të tentojë të zgjidhet sot president i Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është thirrur sot në ora 11:00.

Kjo zgjedhje e Thaçit po bëhet në kohë protestash opozitare të cilët po e shënojnë ditën e katërt në tenda në sheshet e Prishtinës në kundërshtim të Qeverisë dhe zgjedhjes se Thaçit president, madje opozitarët kanë thirrur një protestë për sot në ora 10:00, njofton Klan Kosova.

Përfaqësues të koalicionit janë shprehur se numrat për zgjedhjen e Thaçit nuk janë problem sepse tashmë ata janë siguruar.

Kundërshtime e urime e kanë cilësuar këtë kandidaturë – degët e PDK-së nga Skënderaj , Mitrovica, Prizreni kanë paralajmëruar ardhjen në Prishtinë për të festuar, por në orët e vona të natës vet kryetari i PDK-së Thaçi ka bërë thirrje që simpatizantët e tij të festojnë nëpër shtëpi.

Kuvendi për gjashtë muaj rresht është karakterizuar nga gazi lotsjellës dhe dhuna brenda saj – por sipas të gjitha gjasave askush nga deputetët opozitarë nuk do të merr pjesë në seancë.

Nëse zgjedhet, Thaçi do të jetë presidenti i pestë i Kosovës që nga paslufta.

Më Shumë

Fillon Festivali Klasik i Prizrenit

Festivali i muzikës klasike “Prizren Classical Fest”, që organizohet në Prizren, ka filluar mbrëmë. Qyteti kulturor i Prizrenit, me edicionin e parë të këtij...

Zafir Berisha u bën thirrje banorëve të Billushës të votojnë për Artan Abrashin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit, Zafir Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Billushë, në kuadër të fushatës për balotazhin e...

Lajmet e Fundit