Djali i Xhavit Ukajt mohon raportimet se janë kapur hajnat që ua vodhën 100 mijë euro

Policia e Kosovës ende nuk ka arritur të identifikojë hajnat që vodhën 100 mijë euro në shtëpinë e ish-deputetit Xhavit Ukaj, përkundë se ata lanë shenja të gishtërinjve gjatë plaçkitjes.

Djali i ish-deputetit biznesmen, të martën, tha për Express se janë në kontakt të vazhdueshëm me hetuesit policor.

“Policia na ka njoftuar se ende nuk kanë identifikuar hajnat, por se janë duke hetuar rastin”, tha Florent Ukaj për Express.

Ai ka mohuar raportimet e mediave se plaçkitësit janë kapur. Sipas tij, bëhet fjalë për një rast tjetër.

100 mijë euro i janë vjedhur para tri netëve ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe të asamblistit të LDK’së në Prizren, Xhavit Ukaj.

Ndryshe, ish-deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj, është pronar i kompanisë “Fatoni” e cila ka në pronësi tregun e Prizrenit, pika të karburantit, e edhe një supermarket në fshatin Piranë. /GazetaExpress/

 

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit