27.6 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Djali i Ukshin Hotit: Fati i të pagjeturve të jetë kusht në bisedimet me Serbinë

Profesori, Ukshin Hoti ende është në mesin e mbi 1600 personave të pagjetur.

Djali i tij, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve thotë se fati i këtyre personave në mesin e tyre edhe babi i tij duhet të jetë kusht për bisedimet me Serbinë.

Postimi i tij në facebook:

18 vjet pas Luftës, ende na mungojnë 1655 nga më të dashurit tanë, në mesin e të cilëve edhe babai im. Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ritheksoj kërkesën që fati i këtyre personave të jetë kusht në bisedimet me Serbinë. Nuk mund të ketë normalizim të raporteve pa përmbylljen e këtij kapitulli të dhembjes kombëtare”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai thekson se moskrijimi i institucioneve edhe pas tre muajve nga zgjedhjet parlamentare po e dëmton vendin dhe po e shton dhimbjen te familjet e të pagjeturve.

“Moskrijimi i Institucioneve prej gati tre muaj nga Zgjedhjet, po vazhdon ta dëmtojë vendin dhe po e shton dhembjen tonë si familjarë të të pagjeturve”.

“Prandaj, si njëri nga deputetët e Kuvendit, si Zëri i brezit të ri që beson në Kosovën Evropiane, u bëj thirrje Liderëve të Partive Politike që t’i lënë anash inatet, të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe dispozitat e Kushtetutës, e t’i japin zgjidhje bllokadës.

Më Shumë

Malisheva nderon Lion Krasniqin, kampion i Gjermanisë në kikboks

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim të veçantë kikboksierin 12-vjeçar, Lion Krasniqi, nga fshati Pagarushë, i cili...

Arrestohet i dyshuari nga Mamusha për krim kibernetik, ishte dënuar me rreth dy vjet burgim efektiv

Stacioni Policor në Mamushë, më datë 18.08.2025, ka realizuar me sukses urdhër-arrestin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të dënuarit M. J.,...

Lajmet e Fundit