2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Djemtë e Grabovcit, në dhjetor para Gjykatës: Ja çfarë dënimi mund të marrin!

Guxim GrabovciProkuroria e shtetit e konsideron sekrete aktakuzën e ngritur ndaj Guxim dhe Ngadhnjim Grabovcit.

Në fillim të muajit dhjetor 2014, djemtë e ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së pritet të dalin para togave të zeza për t’u përballur me akuzën “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punës zyrtare”, të ngritur nga prokurorja Sebahate Hoxha.

Guxhim dhe Ngadhnjim Grabovci mund të dënohen me burgim, në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet, nëse shpallen fajtorë nga Gjykata.

Tashmë mbetet për t’u parë profesionalizmi dhe pavarësia e Gjykatës në këtë çështje, gjithnjë nëse prokurorja Sebahate Hoxha ka përpiluar një aktakuzë të parrëzueshme dhe jo sa për të thënë, duke favorizuar kështu djemtë e Adem Grabovcit. /kosovasot/

Më Shumë

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit