Dosja e Akreditimit: Ryshfet, shantazh e zhvatje zyrtare

arkivi maqedoniFerdije Zhushi-Etemi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në kuadër të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA) dhe Armend Muja, ish-zyrtar në UNDP, janë arrestuar të martën në mëngjes nga Policia e Kosovës, derisa në kërkim për arrestim është drejtori ekzekutiv AKA-së, Basri Muja.

Arrestimi i tyre ishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Dy të arrestuarve, sipas zyrtarëve të Prokurorisë, u janë bastisur edhe shtëpitë, kurse pritet edhe arrestimi i Basri Mujës. Nga ana tjetër, në dosjen hetimore dhe të plotë që e ka siguruar “Koha Ditore” shpjegohen të gjitha arsyet që kanë çuar në dyshimin për dy personat e arrestuar të martën dhe për të tretin që është në kërkim.

Sipas dosjes, i pandehuri Basri Muja ka kërkuar nga pronari i kolegjit “ISPE” në Prishtinë, Avni Mazreku, që për vitin akademik 2012/2013 t’i marrë 10 mijë euro për vete, Ferdijen dhe një parti për t’ia akredituar një program të këtij kolegji. Nga Avni Mazreku i ka kërkuar edhe 20 mijë euro për një program të ri.

… Muja akuzohet se nga Driton Ajeti, pronar i universitetit “Biomedica” me seli në Prishtinë, në restorantin “Qetësia” në Mitrovicë ia ka marrë 50 mijë euro.

Më Shumë

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Lajmet e Fundit