Lista Serbe, me kushte për qeverinë e re

Aleksandër Jabllanoviq-SrpskaPërderisa partnerët e koalicionit për formimin e qeverisë së re, PDK dhe LDK po bisedojnë për ndarjen e resorëve për përcaktimin e programit qeverisës, Lista Serbe është duke pritur ftesën e tyre për pjesëmarrjen në qeverinë e re.
Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq, thotë se ky subjekt i ka kushtet e veta.

Kushtet e Listës Serbe, sipas Jabllanoviqit, që nga fillimi kanë qenë formimi i Asosacionit të Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, të mundësohet kthimi i pronës së Kishës Ortodokse Serbe, kthimi i serbëve të zhvendosur në pronat e tyre, si dhe të anulohet privatizimi i ndërmarrjeve në mjediset ku jetojnë serbët. /kosovasot/

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit