25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Dragash: Dënohet me 200 euro gjobë i pandehuri pasi pranoi fajësinë për veprën penale të vjedhjes

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, i ka shqiptuar dënimin me gjobë, në shumën prej 200 eurosh, të pandehurit Dashmir Gashi, i akuzuar për vjedhje.

Aktgjykimin ndaj tij e ka shpallur gjyqtarja e çështjes, Sabaheta Kurteshi, pasi që i pandehuri Gashi e ka pranuar paraprakisht fajësinë për veprën që i vihej në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtarja Kurteshi e ka obliguar të pandehurin edhe me pagesën e shpenzimeve procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro në emër të fondit për  viktimat e krimit.

I pandehuri Gashi, ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën me të cilën ngarkohet dhe ka kërkuar nga gjykata që  gjatë shqiptimit të dënimit të këtë parasysh faktin se gjatë kryerjes së veprës penale ka qenë në  gjendje të dehur.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar as prokurori Beqë Shala, pasi që siç ka thënë ai është në mbështetje me provat në të cilat mbështet aktakuza.

Në bazë të aktakuzës se datës 5 dhjetor 2017, ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dashamir Gashi, akuzohet se me datën 16.11.2017 rreth orës 23:00 në fshatin Brrut, Komuna e Dragashit, me qellim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për dikë tjetër, ja merr pasurinë e luajtshme, firmës Renelual Tahiri.

Vepra kryhet në atë mënyrë që, ai shfrytëzon momentin e volitshëm nga ku merr materialin “panella” montues rreth 33 copa, 6 copa ishin nga 1 metër dhe 4 copa nga 1.5  metër dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Bazuar në aktakuzë, me këto veprime ai ka kryer veprën penale të vjedhjes, të paraparë me nenin 325 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Rubin: Ne e inkurajonim Thaçin ta shihte Rambujenë si mundësi të arritjes së paqes

James Rubin deklaroi në Hagë se kur kanë shkuar për t’u takuar në Konferencën e Rambujesë, Hashim Thaçin nuk e ka njohur, por që...

Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë

Një numër i madh i bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mërgimtarëve nga diaspora, si dhe qytetarë shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet tjera...

Lajmet e Fundit