Dragash, këmbësori goditet për vdekje nga një veturë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Plavë të Dragashit mbrëmë rreth orës 19:00, shkruan PrizrenPress

Sipas njoftimit të Policisë, një këmbësor ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Plavë, Dragash 25.09.2021 -19:00 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar ( këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari ( drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit