9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Dragash: Shtyhet për të dymbëdhjetën herë gjykimi për mashtrim

Për të dymbëdhjetën herë me radhë, të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarit për mashtrim, Fehmi Selaj.

Gjykatësi Bekri Vehapi tha se i pandehuri është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo sipas konstatimit të dorëzuesit rezulton se Selaj gjendet në burg, në vuajtje të një dënimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Cineplexx organizon event për 8 Mars me një super ofertë

Prezent në seancë ishte vetëm prokurorja Elfete Purova.

Në këto rrethana, gjykatësi Vehapi e ka shtyrë gjykimin për kohë të pacaktuar.

Sipas aktakuzës së ngritur me 15 korrik 2016, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Fehmi Selaj akuzohet se 27 maj 2015, në fshatin Zym, duke fshehur faktet, ka shtyrë të dëmtuarin të veproj në dëm të pasurisë së tij.

Në aktin akuzues thuhet se vepra kryhet në atë mënyrë që, nga i dëmtuari Xhevadin Skeraj merr 250 euro për regjistrim të patentë shoferit të kategorisë C, e më pas më 16 tetor 2015, i dëmtuari shkon në Prishtinë dhe aty kupton se provimi nuk ishte paraqitur nga ana e të pandehurit .

Sipas aktakuzës, përkundër kërkesës se të dëmtuarit që t’ia kthej paratë dhe dokumentet, i pandehuri të njëjtat nuk ia kthen./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionin po vazhdon deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë. Pasurinë në këtë agjenci e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit