Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit.
Sipas këtij vendimi, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në tregje, rrugë, sheshe dhe në oborret e institucioneve publike, për periudhën nga 25 dhjetori 2025 deri më 10 janar 2026.
Përjashtim nga kjo ndalesë bën nata e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2025, në intervalin kohor nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 1 janar 2026.
Komuna bën të ditur se personat që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të përballen me masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për zbatimin e vendimit do të kujdesen Inspektorati Komunal, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Stacioni Policor Dragash.
Urdhëresa ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ndërsa autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta respektojnë këtë vendim në interes të sigurisë së përgjithshme.

Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
