16.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

 

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll, ku fituesi u vendos pas dy vazhdimeve.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 23:31. Por, kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi shumë dhe me të njëjtën monedhë iu revanshua në periudhën e dytë, 28:22, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 51:53.
Lojë e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë deri në dy minutat e fundit të kësaj pjese, ku Trepça arrin epërsi prej pesë pikëve, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:70. Mitrovicasit arritën epërsinë më të lartë 81:72, por Prizreni nuk u dorëzua dhe me një seri të suksesshme kalon në epërsi 81:82. Deri në çastet e fundit të 10 minutave të fundit u zhvillua përballje dramatike, por pa fitues 89:89 dhe ndeshja shkon në vazhdime.

Drama në ‘Minatori’ vazhdoi edhe në vazhdime, por sërish pa fitues. Dy skuadrat shënuan nga nëntë pikë. Lojë interesante u zhvillua edhe në vazhdimin e dytë, por loja e mirë e Ivan Koljeviq ndihmoi Trepçën të shënojë fitore shumë të rëndësishme me shifrat 116:114.

Te Trepça u dalluan Stavros Toutzaiarkis me 30 pikë e 22 kërcime, Ivan Koljeviq me 28 pikë e 11 asistime dhe Drilon Hajrizi me 22 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 29 pikë e 10 kërcime, Kwame Vaughn me 27 pikë dhe Josh Martin me 15 pikë e 16 kërcime.

Trepça ka tetë fitore dhe 13 humbje, kurse Ponte Prizreni 13 fitore dhe shtatë humbje.

Më Shumë

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Lajmet e Fundit