Drejtorët e Ramadan Mujës nuk i përgjigjen Kimete Hoxhës

Kimete HoxhaAsambleistja e LDK-së, Kimete Hoxha nuk ka seancë të Asamblesë Komunale që nuk bënë pyetje për drejtorët e Ekzekutivit të Prizrenit.

Ajo kërkon të dijë për shumë çështje të (mos)punës së Ekzekutivit. Përkundër kërkesave, Hoxha nuk ka marrë përgjigje në shumë pyetje nga drejtorët e kryetarit Ramadan Muja.

“Nuk është hera e parë që nuk përgjigjen drejtorët në pyetjet që ka bërë”,tregon ajo.

Kimete Hoxha edhe në mandatin e kaluar ka qenë asambliste e LDK-së në Prizren. Ajo thotë se edhe në mandatin e kaluar drejtorët e Mujës kanë injoruar pyetjet e asamblistëve.

“Si duket edhe këtë mandate drejtorët e Mujës kanë filluar të praktikojnë që të mos përgjigjen në pyetjet e parashtruar”, ankohet Hoxha. Ajo kërkon nga drejtorët e Ekzekutivit që të mos i injorojnë pyetjet që asamblesitët i ngrisin për çështje të caktuara.

“Qytetarët na kanë votuar për t’i mbrojtur interesat e tyre, prandaj edhe pyetjet kanë të bëjnë për çështjet me të cilat ballafaqohen qytetarët”,shprehet ajo. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Lajmet e Fundit