Drejtori me aktakuzë në komunën e Prizrenit kërcënon gazetarin e RTK-së

Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në komunën e Prizrenit, Bedrija Ejupagiq, ndaj të cilit në korrik të vitit të kaluar Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë për vdekjen e 3 vjeçares Xheneta Gashi, ka kërcënuar gazetarin e RTK 2, Refki Alija.

Alija që është gazetar për lajmet në gjuhën boshnjake nga Prizreni, para një muaji kishte raportuar për këtë rast sesi Ejupagiq do të përballet me drejtësinë. E të enjtën kur Alija ka shkuar në komunën e Prizrenit, ai është kërcënuar dhe sulmuar në mënyrë verbale nga drejtori Ejupagiq.

Alija ka dhënë deklaratë në Polici tashmë për këtë rast, teksa Insajderi ka tentuar të kontaktojë edhe me drejtorin e RTK-së, por ai nuk e ka hapur telefonin. / Insajderi/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit