3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Drenusha Zajmi me “Krrokamat” shfaqet në Tiranë

Romani i Drenushes“Me rënien e “perdes së hekurt”, një komb i ndarë theu kufirin. Për fat të keq, më parë se njerëzit dashamirës dhe idealistë, u bashkuan njerëzit e krimit në vallen e tyre djallëzore”, kështu thuhet në librin më të ri të autores prizrenase Drenusha Zajmi Hoxha.“Krrokamat” titullohet libri më i ri i autores Drenusha Zajmi Hoxha i cili ka dalë nga shtypi. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “ Uegen” Tiranë dhe, siç raporton kultplus, pritet së shpejti t’i ofrohet lexuesit në Kosovë dhe Shqipëri.

Autorja ka bërë të ditur për KultPlus.com se libri është një dramë, në të cilën gërshetohen shumë elemente psikologjike e sociale dhe disa histori rrënqethëse e tragjike, të cilat, pas një kthese të madhe e të papritur në fund, ndërthuren në një të vetme.

Me rënien e “perdes së hekurt”, një komb i ndarë theu kufirin. Për fat të keq, më parë se njerëzit dashamirës dhe idealistë, për të cilët toponimet “Kosova” e “Shqipëria” kishin tingëllim mitik, u bashkuan njerëzit e krimit në vallen e tyre djallëzore. Kjo është edhe tema bosht e këtij romani ku autorja Zajmi- Hoxha paraqet fate të trishtueshme njerëzish, andej e këndej kufirit, të cilët, ndonëse jeta s’i kishte përkëdhelur as më parë, në kulmin e ëndërrave dhe ndjenjave të tyre të dëlira, bëhen pre e degradimit të shoqërisë së pasluftës, jetës tragjike politike dhe fenomeneve të këqia e njerëzve të pamëshirshëm.

Ky roman paraqet përpjekjet e personazheve që përkundër mizorive të përjetuara , pabesisë e goditjeve jetësore, të ruajnë të paprekur substratin e qenies së tyre njerëzore: – dhembshurinë, dinjitetin dhe dashurinë, thuhet në sinopsisin e këtij libri”Krrokamat” është edhe një klithje, një pamflet shoqëror, i cili do ti shërbejë popullit shqiptar, në procesin e rigjetjes së vetvetes, ka bërë të ditur autorja lidhur me përmbajtjen e botimit të saj më të ri.

Drenusha Zajmi Hoxha ka lindur në Prizren në vitin 1970 dhe është cilësuar si një ndër zërat më bashkëkohor e të guximshëm të letërsisë shqipe.

Pos këtij romani, ka botuar katër libra, nga të cilat një roman:” Engjëjt vdesin ndryshe”, një përmbledhje me poezi : “ Më duaj pa më njohur” dy libra edukativo humoristik për fëmijë: “ Vishe botën me buzëqeshje” dhe “ Eko Librus dhe Misioni për shpëtimin e planetit”, si dhe është bashkëautore në disa antologji letrare. Zajmi Hoxha është në prag të botimit të librit të ardhshëm për fëmijë, ndërsa po shkruan edhe romanin e saj të tretë. Ajo është laureate e shumë çmimeve kryesore letrare.

Më Shumë

Haxhi Shala deklarohet fajtor

Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë. “Unë nuk kam qenë...

Trajnime falas për tregun e punës në Prizren

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren, bashkë me ITI Pro Kosova, do të organizojnë trajnime falas për tregun e punës. Ky trajnim mbështetet nga...

Lajmet e Fundit