Drogë drejt Kosovës, 5 të arrestuar

Një operacion i policisë së Kukësit i koduar “Jupa 1” ka zbuluar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike me destinacion Kosovën dhe ka vënë në pranga dy persona. Në orët e mbrëmjes së lënë pas u vu në pranga Indrit Lala, 22 vjeç , banues në Krumë të Hasit dhe Selanik Hoti, 23 vjeç, banues po në Krumë.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se dy të rinjtë janë kapur në flagrancë në rrugën Kukës- Morinë, pasi me automjetin tip Mercedes Benz me targa AA 552 KE, që e drejtonte Indrit Lala transportonin rreth 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë, të cilën do ta trafikonin për në Kosovë. Nga hetimet e kryera nga unifomrat blu rezulton se të ndaluarit kryenin trafikim të lëndëve narkotike në sasi të vogla në drejtim të Kosovës. Mësohet se lëndën narkotike e kanë blerë në një qytet të Shqipërisë së Mesme.

Nga ana e uniformave blu lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arrestohen 3 të tjerë

Paraditen e sotme policia e Kukësit informoi se ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve të operacionit “Jupa 1”, pasi janë kapur dhe tre persona të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në drejtim të Kosovës.

Të arrestuarit janë Altron Maxhuni, 23 vjeç, banues në Prishtinë, Grir Shala, 27 vjeç, banues në Prishtinë dhe Ermir Dedja, 19 vjeç banues në Durrës. Kapja e dy shtetasve nga Kosova u bë në mesnatë në afërsi të Morinës, ndërsa i riu nga Durrësi u kap në Durrës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se Ermir Dedja gjatë ditës së djeshme iu ka shitur lëndën narkotike dy shtetasve të arrestuar gjatë operacionit, Indrit Lala dhe Selanik Hoti, të cilët do ta transportonin lëndën narkotike deri në afërsi të Morinës, ku do ta blinin dy shtetasit kosovarë. /noa/

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit