Dua Lipa, si imazh i Kosovës edhe në pullë postare

Posta e Kosovës sot ka bërë promovimin e pullës postare “Dua Lipa”. E pranishme në këtë promovim ishte edhe vetë këngëtarja me famë botërore.

 

Dua Lipa u shpreh e lumtur për nderin që i është bërë, derisa tha se me punën e saj do të mundohet ta ngritë Kosovën sa më lart.

“Është një nder i madh për mua ky moment, nuk kam fjalë. Do të vazhdoj të punojë në çfarëdo mënyre që mundem për me ngrit Kosovën sa më lart”, tha këngëtarja Lipa.

Fakete Kadiu, ushtruese e detyrës së kryshefes ekzekutive e Postës së Kosovës, ka treguar arsyet e dedikimit të kësaj pulle postare këngëtares Dua Lipa.

“Jemi të vetëdijshëm që Dua Lipa ka marrë shumë shpërblime me renome botërore, por kësaj radhe Dua shpërblehet me një shpërblim të veçantë. Nga sot, Dua do të jesh pjesë e një periudhe zhvillimore të Republikës së Kosovës përmes pullës postare, simbolit të shtetësisë”, tha ajo.

Kujtojmë, të premten presidentja Vjosa Osmani e nderoi këngëtaren me titullin ambasadore nderi e Republikës së Kosovës. Dua Lipa ndodhet në Kosovë në kuadër të festivalit Sunny Hill.

Më Shumë

Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit