5.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Duda Balje e ka një lajm të mirë për tërheqjen e 30% të Trustit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se do të votoj PRO tërheqjes së mjeteve prej 30 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka thënë se aq shumë ka kërkesa nga qytetarët e Kosovës që të votohet plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës, saqë e ka ndarë edhe një rrëfim që po i ndodh pothuajse çdo ditë.

”Po dal po eci me familjen, me burrin dhe shumë qytetarë po më thonë të lutem votoni për tërheqjen e 30 për qind për trustin… Dhe ne jemi deputet dhe nëse në jemi zëri i qytetarëve, unë vetëm po dua të respektoj shumicën, të cilët kanë nevojë për këtë 30 për qind edhe për shkak të qytetarëve dhe vullnetit dhe kërkesës së tyre unë jam për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti”, ka thënë ajo për Gazeta Blic.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

Kjo o bie që Balje do të votojë pro tërheqjes së Trustit.

Iniciativën për tërheqjen e 30% të trustit e kanë marrë deputetët e PDK-së, për shkak të rritjes së çmimeve në produketet esenciale.

Ajo është përkrahur edhe nga grupi parlajmentar i AAK-së. Mirëpo kundër tij janë deklaruar deputetë e pushtetit. Mimoza Kusari shefe e grupit të deputetëve të Vetëvendosjes ka deklaruar se janë kundër kësaj iniciative.

Më Shumë

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me...

Lajmet e Fundit