Durrës, mungojnë rojet bregdetare në plazh

Durrës, mungojnë rojet bregdetare në plazh Edhe gjatë këtij sezoni turistik pushuesit po i frekuentojnë plazhet e Adriatikut pa praninë e rojeve bregdetare.

Kullat e vrojtimit të ngritura në breg të detit jo vetëm që janë të braktisura nga rojet, po konsiderohen si konstruksione të pasigurta nga pushuesit për shkak të mosmirëmbajtjes dhe kthimit në vend-lojë për fëmijët.

Kullat e vrojtimit në plazhin e madh të Durrësit dhe te Shkëmbi i Kavajës janë bosh, ndërsa në plazhe nuk kanë munguar viktimat.

Sipas pushuesve, prania e të rinjve të specializuar për të dhënë ndihmë në plazhe do të ofronte shërbimin dhe sigurinë e kërkuar gjatë stinës së nxehtë./ Top Channel

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit