29.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Dy burra nga Suhareka dënohen me 5 vjet e gjashtë muaj burgim për tentim vrasje

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.B. nga Suhareka, për shkak të veprës të vrasjes në tentativë nga neni 178-28 të KPRK-së, si dhe të akuzuarin me iniciale A.D. për shkak të veprës penale të vrasjes në tentativë në ndihmë nga neni 178 -28 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

“I akuzuari me iniciale F.B., nga Suhareka, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vitesh, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. I akuzuari me iniciale A.D nga Suhareka si në diapozitivin i për veprën penale ndihmë e vrasjes në tentativë, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vitesh, për diapozitivin nën II i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti. Në kuptim të nenit 80 parag.2 nën parag.2.2 të KPRK-së të akuzuarit me iniciale A.D. gjykata i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej pre 2 (dy) vite e gjashtë muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Nga të akuzuarit konfiskohet një predhë dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62.

E akuzuara me iniciale L.B. lirohet nga akuza, pasi nuk është provuar se e njëjta ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Sepse me datën 29.10.2018, rrethe orës 22:10 minuta, në Suharekë në rrugën “Skënderbeu” të akuzuarit e lartpërmendur pas një mosmarrëveshje paraprake, i akuzuari me iniciale F.B. si kryerës i veprës penale, ndërsa i akuzuari me iniciale A.D si ndihmës i kryerësit me dashje kanë tentuar ta privojnë nga jeta G.M. vëllanë e F.M. dhe vjehrrin e tij me iniciale T.P. në atë mënyrë që e akuzuara me iniciale L.B. pas një konflikti që kishte rreth pronësisë dhe kthimit të automjetit “Mercedes” me F.M., pasi që e paraqet rastin në polici i thërret në ndihmë shokët, të akuzuarit me iniciale A.D. dhe F.B kështu që me automjetin “Mercedes benz” të cilin e drejtonte i akuzuari A.D. e përcjellin me shpejtësi automjetin “Ford” i cili po lëvizte para tij dhe në një moment i akuzuar A.D. ia jep pistoletën të akuzuarit F.B. i cili shtie në drejtim të automjetit “Ford” në të cilin ishte G.M. duke drejtuar automjetin ku si pasagjer pran tij ishte edhe vjehrri i tij me iniciale T.P me ç’rast nga të shtënat është goditur parafango e prapme e automjetit “Ford” me predhë të mbetur në mekanizmin e fshesës së xhamit.

Më Shumë

Kujtohet poeti Xhevdet Bajraj – ora letrare në Rahovec mbledh artdashës nga mbarë vendi

Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj” nga Rahoveci organizoi mbrëmë një orë letrare përkujtimore kushtuar poetit të shquar Xhevdet Bajraj, në nderim të jetës dhe veprës...

Selmanaj takon legjendën e sportit prizrenas, Naim Malazezin: Një thesar që frymëzon brezat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim të veçantë me një nga figurat më emblematike të sportit...

Lajmet e Fundit