6.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

Dy incidente në Rajonin e Prizrenit, lëndohen dy persona

Vetevrasje-alltiGjatë vikendit, në Rajonin e Prizrenit janë shënuar dy incidente ku janë përdorë armë zjarri me të cilat janë lënduar dy persona në dy raste të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Kievë në Komunën e Malishevës, në mesnatë në një shtëpi banimi.

“Gjyshi, (tani i dyshuari) përderisa po e pastronte pistoletën e llojit CZ-Vzor e kalibrit 7.65 mm, që e posedonte pa leje, aksidentalisht e ka shkrehur dhe plumbi e ka goditur nipin e tij nëntë vjeç i cili në momentet kritike kishte qenë fjetur në krevat. I dyshuari i kishte kuptuar pasojat e shkrehjes së armës atëherë kur fëmija është zgjuar nga gjumi dhe është ankuar për dhimbje në bark. Me të kuptuar se viktima është i plagosur nga arma, urgjentisht është dërguar në QKUK për trajtim”, thuhet në komunikatën e Policisë në Prizren.

Sipas raporteve mjekësore thuhet se pas intervenimit kirurgjik, jeta e fëmijës është jashtë rrezikut. Në vendin e ngjarjes janë kryer procedurat hetimore. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që i dyshuari të lihet i lirë ndërsa rasti t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt. Arma me dy fishekë është sekuestruar.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Flemingu”  në Prizren. Sipas raporteve hetimore thuhet se një qytetar ka kërkuar ndihmën mjekësore sepse ishte plagosur me armë zjarri nga djali i tij i cili me gjasë kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka arrestuar të njëjtin. Eshtë sekuestruar një pistoletë me gazë dhe njëzetë fishekë të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.

Po ashtu, Policia e Suharekës e ka sekuestruar një pistoletë tek një person i dyshuar i cili ndodhej në Parkun e Qytetit. Pas identifikimit të personit, në çantën e tij është gjetur një pistoletë “Ekol Tuna” e kalibrit 8 mm  dhe gjashtë fishekë. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet me procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, koordinon nisjen e hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka organizuar takim pune me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë të rajonit të Prizrenit, përfaqësues...

Prizreni gati për Turneun Memorial të Boksit ‘Komandant Drini’

Në nderim të heroizmit të Komandant Drinit – Ekrem Rexhës, qyteti i Prizrenit do të presë nesër (8 nëntor 2025) Turneun Memorial të Boksit...

Lajmet e Fundit