11.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Dy javë para dasmës, ish-sulmuesi britanik filmohet në një dhomë hoteli me një menaxhere bari

Ish-sulmuesi Andy Carrol është fotografuar duke fjetur në një shtrat pranë një menaxhere bari, vetëm dy javë para martesës.

Thuhet se ish-sulmuesi kishte pirë me menaxheren Taylor Jane Wilkey në Dubai, pasi e fejuara e tij Billi Mucklow, po festonte me miqtë e saj më të ngushtë.

Dikur transferimi më i shtrenjtë i Liverpool-it në Premier League  shihet në një shtrat me Wilkey, ndërsa fotot e tjera tregojnë 27 vjeçaren e veshur me rrobdishamin e personalizuar të ish-sulmuesit.

Image

Image

Miqtë e të fejuarës së ish-sulmuesit thanë se fotot ishin shumë të turpshme.

Megjithatë, zonja Wilkey, e cila thotë se fotot u zbuluan nga Snapchat pasi ajo ua dërgoi miqve të saj në Britaninë e Madhe, këmbëngul se nuk ka ndodhur asgjë mes saj dhe ish-sulmuesit.

“Ishte e gjitha vetëm një argëtim krejtësisht i pafajshëm,” i tha ajo medias britanike ‘The Sun’.

Sipas The Sun, Carrol ishte duke festuar në klubin Cove Beach me Wilkey, kur ai ftoi atë dhe shoqen e saj në suitën e hotelit kur ai po qëndronte.

Ajo i tha Sun: Të gjithë u kthyem në hotelin e tij. Unë nuk kam fjetur me të,  ishim tre veta në dhomë.’

Ndërsa e fejuara e sulmuesit 34 vjeç, dukej sikur po kalonte momentin më të bukura të jetës së saj, teksa ndau një sërë fotosh nga koha e saj në Dubai  me miqtë e saj më të ngushtë.

Image

Image

Image

Image

Këto foto  vijnë vetëm disa ditë pas një sezoni zhgënjyes në Championship për Caroll. Carroll bëri 14 paraqitje për klubin pasi u bashkua në janar, duke shënuar vetëm tre gola.

.Image

Më Shumë

Jalen Riley – përforcimi i ri i Bashkimit

KB Bashkimi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për fazën përfundimtare të stinorit, duke prezantuar basketbollistin amerikan Jalen Riley. Playmaker-i 182 cm i gjatë, i...

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Lajmet e Fundit