20.1 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Dy legjenda në një këngë

Bob-Dylan-637x393Karriera e Bob Dylan ishte në ngritje të vërtetë kur ai filloi një turne europian me mysafir special Van Morrison në verën e vitit 1998.Pak më herët, po atë vit, albumi i tij i rikthimit “Time Out of Mind” fitoi një Grammy për albumin e vitit dhe madje edhe një përplasje e mistershme në skenë nga një njeri misterioz i quajtur Soy Bomb nuk ia prishi magjinë. Energjia e tij dukej se ishte transferuar krejtësisht në skenë, sepse natë pas nate ai po këndonte me një energji që nuk ishte parë me vite,dhe sot e kësaj dite fansat e Dylan ushqehen me ndjesi nga kjo epokë.

Pak para se Dylan të nisej për në Europë, ai dhe Van Morrison performuan për një periudhë të shkurtër në Bregun Perëndimor me Joni Mitchell, duke shënuar një nga turnetë përfundimtare të kësaj të fundit. Ky ishte një kombinim i trefishtë i mrekullueshëm dhe një natë ata të gjithë kënduan “I shall be released” së bashku. Joni nuk ishte shumë e hapur, kështu që nuk dilte shumë në turne. Në anën tjetër, Dylan dhe Morrison ndan faturimin përgjysmë kur luanin në arenë në koncerte në gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Europën Kontinentale, ndonëse rrallë ishin bashkë në skenë.

Një përjashtim ishte më 24 qershor, 1998, në Qendrën Kombëtare të Panaireve në Birmingham, Angli. Kur po afrohej fundi i performancës kryesore të Dylan, Van Morrison doli në skenë për një duet me këngën “Knockin ‘ on Heaven’s Door” Kjo ishte para epokës së celularëve me kamerë, por dikush relativisht afër skenës arriti të bëjë një punë mjaft të mirë në kapjen e këtij momenti. Edhe pse video nuk është shumë e pastër, kualiteti i zërit është mjaft i mirë.

Sado e dhimbshme për t’u thënë, ekipet profesionale te kameramanëve kanë filmuar vetëm disa koncerte të çmuara të Dylan qe kur ai filloi turneun e tij “Never Ending Tour” në vitin 1988. Mirëpo, kur turneu përfundon, pothuajse të gjitha dokumentet qe mbesin nga ai janë gjera të filmuara nga audienca.

Të gjithë mendojnë se duhet që të nxirret një shfaqje me materiale nga ky turne, por me shpresë jo aq zhgënjyese sa ajo e MTV Unplugged e 1995’tës. Ka pasur thashetheme që kanë qarkulluar me vite se shfaqjet e yllit ne Supper Club në 1993 do të jenë subjekti i ardhshëm i një serie nga fansat bootleg të Dylan. Kjo është një nga disa shfaqjet e filmuara edhe profesionalisht, kështu që të gjithë po e presin ditën ta shohin përmbledhjen e saj. Ndërkohë, ka mjaft material tjetër për t’u eksploruar nga fansat bootleg të Dylan.

Më Shumë

Rahoveci forcon kreun

Në Mitrovicë, Rahoveci ka treguar edhe një herë forcën e tij duke shënuar fitore të thellë ndaj Trepçës me rezultat 46:29. Kjo fitore e...

Seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 12.00

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e radhës mbahet nesër në ora 12.00. Zhvillimi vie pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani...

Lajmet e Fundit