9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Dy rrëfime për Petro Markon kur shkoi në Mesaplik

1.
Luftëtari i Spanjës ,shkrimtari Petro Marko sëbashku me shkrimtarin Shevqet Musaraj, aty nga viti 1958 zunë rrugën e Lumit të Vlorës ,i pari si shkrimtar i njohur dhe gazetar dhe i dyti si deputet dhe shkrimtar duke u ngjitur deri në Mesaplik të Vlorës.Mespaliku në luginë është përtej lumit. Ndërsa Cipin është vetëm 1599 m. Ka një numër të madh monumentet të trashëgimisë kulturore kryesisht materiale të cilat përbëjnë gjurmë dhe dëshmi reale për vendbanimin e hershëm të kësaj treve. Ja një këngë hershme “Kuvendi i Mesaplikut”. Aty erdhën përfaqësues te shumte nga krahinat e fshatrat e jugut, për besëlidhje kundër reformave te osmanllinjëve.

 

 

…Për një ditë e për një nate,/ U mblodhën gjithë kazatë,/ Bolene, Kuc e Kallarat,/
Edhe Kurveleshi lart,/Vjen Himara e rigate,/Me trembëdhjeti bajrakë,/Gjike e Leka me annate…
Nga monumentet e kulturës që kanë sjellë të dhënat historike më të përmendur: Qyteza antike Cerja, Ura e Bogdanit, Mozaiku i Kacorit, Mozaiku i Mesaplikut. Çfarë pasurie arkeologjike ka zonë?Fshati Mesaplik gjendet në një luginë. Kodra e lartë e këtij fshati është Smokthinec. Ka të dhëna, që ilirët e kësaj zone kanë pasur këtë shtrirjen nga Cerja, përgjatë ultësirës të lumit të Smokthinës. Gjenden krahas toponimeve mbi 15 objekte kulti, thotë D. M, në një botim të viteve 2005.
Cerja është një ndër qytezat antike e lumit të Vlorës. Që nga prehistoria dëshmohet se Smokthina ka qenë e banuar prej fiseve pellazgë-ilirë-epirotë të Kaonisë.. Të gjitha këto vërtetojnë ë se kjo trevë, si gjithë Labëria ka qenë e banuar nga fise ilire të Kaonisë, kur këtu zotë ishin Amantët, Mesapët etj. Sjellim për kujtesë: Vendbanimin e fortifikuar të kalasë Qytezë të Cerjes, të cilët në lidhje me dhjetëra qendra të tjera të Lumit të Vlorës bëjnë të tërën e një zone tepër të populluar qysh nga lashtësia e hershme. Të parët, që vijnë prej fiseve ilire, shtrihen që nga Cerja, përgjatë Ultësirës së Lumit të Smokthinës, rrëzë kodrave në Mesaplik e deri në Gërmadha. E vërteton si fakt të pamohueshëm se së bashku me 15 objektet e kultit e dhjetëra gjetje, si: Mozaikët e Mesaplikut e të Kaçorrit, toponimet e shumta flasin shkoqur se vendbanimi i hershëm i Smokthinjotëve ka qenë pikërisht kjo trevë. Si qendër e rëndësishme e vendbanimit të hershëm ilir, është Kalaja Qytezë e Cerjes. E vendosur në majën e një kodre piramidale me bazë katërkëndëshe. Edhe sot dallohen muret rrethues me blloqe gëlqeror, ndërtuar në shek. III para erës sonë.Nëse, pena shkarkon fjalët me kujdes, vargu është ndërtuar bukurisht bukur . Po banesa është atje dhe nga prapa kishte vetëm një palë shkallë për riparimin e tjegullave në gusht para shirave . Atje kanë qenë strehët tona të varfra nga kohërat , muzgje përsipër , marrëzisht të trazuara nga regjimet , të rrëzuara nga tërmetet, nga shkarjet e dherave, thyerja e plepave .Si një sinfoni unë i dëgjojë të gjitha në muzg ,kaosin e mëhallës . Ngase jam tepër i sigurt se atë strehë po e shoh madje një imazh i saj vërtitet tutje –thu si nëpër mjegull dhe po mendoj se si burrat më mirë pleqtë e mëhallës tonë ngjiteshin sipër tek pjergulla dhe në vetmi luteshin edhe katundin tonë , kisha ishte sipër dhe larg në vetmi .Pleqtë erdh dhe u luten në muzg ….Mëhalla jonë kishte disa xhivare dhe brenda tyre kishte streha njëkatëshe lyer me sherbet gëlqereje .Kishin pjergulla rrushi ndonjë fik dhe shkallët , që rregullonin pjergullat kur mbrinte vakti i të krasiturit dhe i lidhjes edhe i tëharrjes së hardhisë . Dhe më tej tek ndërtesat atje ngjiteshin pleq , shtynin ditën me gërshërë në dorë dhe në muzgje me lutjet .

 

 

2.
Po shfletoja periodikun letrar javor:”Drita” të viteve 1967. Aty ndesha në shumë reportazhe, shkrimtarin Petro Marko .Te botimi tij :”Retë dhe gurët” P.Marko e thotë shkoqur. Botime kishte ,por jo për Petron. Dritën ja bllokonin si gardianët të burgosurve. Ishte një lloj vegimi, që sapo shfaqej,sërish zhdukej.Pra ai merrte valixhen ,ku fuste rrobat,makinën shkrimit dhe ndoca gjëra ,plot hare, vraponte.Zinte kamionët, që shkonin nëpër artere dhe kantiere apo diçka më thellë. Në Valbonë. Në Dibër diku më tej ku tërmeti kishte vithisur qindra banesa. Mirëpo sapo kthehej në kryeqendër,hija e zezë ,nga pas e ndiqte.
-Ah Petro, nuk zure mend,pëshpëriste sa herë, në vend të dritës ,errësira ishte prezentë.

 

 

Mirëpo po çukis vitet, dhe aty nga viti 2014 ,një botim kushtuar shkrimtarit Shevqet Musaraj. Befasisht i përpiva, dy rrëfime interesante. Shkruar me një kulturë të habitshme nga dy personazhe, që e përshkruanin vajtjen e tij dhe Sh.Musaraj në Matogjinë të Smokthinës. Kujtimet për këtë rast i afrojnë ndër botime pjesmarrësit direkt.Rrëfimi i Edison Musarajt. Ky një smokthiniot i heshtur.Dikur më kishte rrëfyer këtë histori tek redaksia e gazetës ku punoja në vitete 90.Kështu Edison Musaraj te botimi :”Shevqet Musaraj” , të plotë këtë histori e shkruan:”Matogjini nderohet me poetin, publicistin dhe romancierin e mirënjohur te letërsisë sonë Shevqet Musaraj. Mendim urte e fjale ëmbël, kishte një shpirt te madh atdhetar.

Si pushoi pena/Këmba si pushoi/Buburicke e malit/Me force fajkoi…

Shevqet Musaraj vinte vazhdimisht në Matogjin. Vinte çmallej me njerëzit, me vendlindjen nga ku merte dhe frymëzimin. Ne dasmën e Hysen Rukes erdhi familjarisht. Shevqet Musaraj shpesh vinte dhe me miq e shoke te’ tij si me piktorin Foto Stamo, me shkrimtarin Petro Marko etj. Në gusht të vitit 1958 erdhi Shevqeti me Petro Markon në Matogjin. Këtë radhe kishin ardhur për t mbledhur te dhëna për Halim Xhelon, që kishte qenë mësues në Matogjin më 1913 dhe që më vonë Petroja shkroi romanin “Halimi”. Ndenjen tri dite dhe flinin në shtëpinë tonë. Unë kisha mbaruar vitin e parë të gjimnazit duke vazhduar i jashtëm. Një ditë, Petroja (duke biseduar) i thotë Shevqetit:

– Pse nuk e cojmë në konvikt këtë djalë ku ka kushte më të mira për të studiuar?

Shevqeti e mirëpriti këtë mendim, u tregua i gatshëm. I thanë mamasë sime Ervehese, që të rrija në konvikt gjysmë burse, por ajo kundërshtoi për arsye ekonomike. Atëherë Shevqeti i tha: – Do t’ia paguaj unë gjysmën e bursit. Kështu, mbas bisedimesh ranë dakord. Petroja më dha letër e më porositi për Milo Dumin, profesor në gjimnaz dhe ky nga Dhërmiu. Pasi profesori më dha informacionin dhe më ndihmoi për plotësimin e dokumentacionit të duhur, i sistemova dhe i çova në Seksionin e Arsimit, ku shef ishte Eqerem Kallfa. Kështu vitin e dytë e fillova në konvikt. Gjate tre vjetëve leket e konviktit m’i pagoi Shevqeti. Ishin nëntë muaj shkollë, ndërsa ai më dërgonte prej dhjetë muaj. Nga tetori i vitit 1959 e takova rastësisht Petro Markon, para “Sazanit” dhe me ftoi, pimë kafe vetëm për vetëm. Aq sa i madh ishte ai burrë shteti, aq i thjeshtë, i “vogël” e njerëzor ishte ai në bisedë…

3.
Autori Bekim Pipa, po në këtë botim të vitit 2014 shkruan:”Ishte muaji korrik i vitit 1957. Shevqet Musaraj e miku i tij Petro Marko, shkrimtarë të shquar, të vendit, vendosen të vizitonin vendlindjen e Shevqetit – Smokthinën. Në Matogjin Shevqeti kishte vëllain e tij – Kason. Petroja kishte shfaqur dëshirën ta shihte nga afër këtë krahinë të bukur malore, e cila lidhej aq shumë me historinë e epopeve si: të 847-tes, të njëzetës, të 1944-ës. Sipas kujtimeve të Nazif Boro Pipes, në Vlore ata i kishin hipur një makine të Memaliajt e kishin zbritur në fshatin Vajze. Dielli sapo kishte ndriçuar fshatin. Për të shkuar në Matogjin, do të ndiqnin rrugën e Beunit, në Gjimocice (lagje rreze Tartarit) e pastaj do të zbrisnin në Matogjin.

Rruga zgjaste 2-3 ore, malit, ne këmbë. Nga ora dhjetë mbërritën në Gjimocice. Aty, rastësisht, takuan matogjinasin Nazif Boro, i cili ishte duke kullotur dhentë e do t’i çonte për vapë në tendë. U përshëndetën e u ulën për t’u çlodhur. Nazifi nuk e njihte Petro Markon, por Shevqetin e kishte shok të fëmijërisë, ishin rritur bashkë. Pasi u llafosen e u çlodhen, u ngritën për rrugë. Nazifi i ftoi në shtëpinë e tij, në Gjimocicë. Miqtë u kthyen aty. U ulen në sofatet e gjatë prej guri të mbuluara me qylyma e shilte. Pine nga një gotë dhallë e pastaj kafe. Një bisedë të gjatë e të gëzuar bënë aty rrëzë Tartarit, prej nga hapej një panorame e mahnitshme përpara, nga jugu. Ata deshën të iknin, por Nazifi u shprehu dëshirën të qëndronin aty atë natë. Ata qëndruan. Nazifi ishte njeri me shkollë. Kishte mbaruar Plotoren në Himarë, para çlirimit dhe e llafoste Petron me nostalgji për fshatrat e Bregut. Ai mbante libra atje në Gjimocice dhe lexonte herë pas here. I vinin gjithashtu edhe gazeta.

Dy shkrimtareve u bëri përshtypje ky njeri ,që lexonte edhe atje, në Tartarin e lartë, libra e gazeta. Ai kishte dije nga historia e traditat. Nazifi ruante fotografi të hershme të luftëtarëve e patrioteve të zonës. Unë isha i ri e më kujtohet se fotografitë dy shkrimtaret i shikonin me lente zmadhuese.Atë natë Nazifi thirri aty edhe vëllain e Shevqetit,Kason. Ai erdhi nga stani i tij, në gurrat e Tartarit. Erdhi edhe Avdul Ruka, Sabri Curri, Sheref Dalani, Hasan Brahimi (mësues) e Jace Mahili. U bë një muhabet i këndshëm, plot dolli e këngë… Mirësitë më të shumta merreshin për Petron, si i bregas, se Shevqetin të pranishmit e kishin njeri të tyre. Petroja kallëzonte për luftën e Spanjës e kjo i kënaqte të pranishmit. Biseda ishte aq tërheqëse, saqë burrat shpesh harronin të pinin… Petroja pinte duhan me të dredhur, i ndizte cigaret njërin pas tjetrit. Në këtë atmosfere të hareshme biseduan, kënduan e pinë deri në mesin e natës, kur yjet shndrisnin në qiell e dukeshin sikur i mbante Tartari mbi supe…Të nesërmen Nazifi i shoqëroi dy shkrimtarët për në stanin e Kasos në rrethin e Karavelit. Në momentin që do të ndaheshin Petroja i tha Shevqetit: Të falënderoj , që më solle në këtë familje bujare. M’u krijua një respekt i thellë për Nazifin të cilit sa të kthehem në Tiranë do ti dërgoj një kopje të romanit “Hasta la Vista”.Dhe vërtet librin ia dërgoi Nazifit duke e shoqëruar edhe me një letër falënderimi. Nazifi e lexoi me kënaqësi librin e famshëm… Pas shtate vitesh Nazifi vdiq. Miku i tij i madh, Petro Marko, erdhi ne varrimin e tij ne Gjimocice. Në Smokthinë gjatë kohërave kanë ardhur shumë njerëz të shquar, të vendit e një ndër këta ishte tani edhe i madhi Petro Marko./Gëzim Llojdij

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Dhimbja

Lajmet e Fundit