Këto janë masat e reja anti-Covid që pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës

Ditëve në vazhdim pritet të bëhet miratimi i masave të reja antiCovid-19. Ndryshimet nuk pritet të jenë të mëdha nga ato paraprake që u vendosën me 27 shtator. Maska do të vazhdojë të mbesë, ora policore do të ndryshohet si dhe orari i gastronomisë, shkruan Insajderi.

Kështu bëri të ditur për Insajderin drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, i cili njoftoi se në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm dy kryetarë komunash, pasi MSH-ja nuk ka njoftuar me kohë për takimin e sotëm

Ibrahimi tha se komunat kanë propozuar që të hiqet ora policore dhe maska kur një person është i vetëm në ambient të jashtëm, por kjo nuk është miratuar nga MSh-ja.

Ibrahimi bëri të ditur se do të ketë ndryshime sa i përket lirisë së lëvizjes dhe orarit të gastronomisë.

“Takimi ishte informues, jo koordinues. Kanë marrë pjesë vetëm kryetari i Mamushës dhe Suharekës. Ora policore do të jetë nga ora 00:00-05:00, ndërkaq orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00”, ka deklaruar Ibrahimi për Insajderin.

Ai tha se në takimin e sotëm AKK-ja ka paraqitur edhe listën e shteteve në të cilat nuk ka orë policore dhe maskat nuk janë të obligueshme në ambiente të jashtme, por që nuk është marrë parasysh nga Gexha-Bunjaku.

Theksojmë se, ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka diskutuar masat anti-Covid.

Më Shumë

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Lajmet e Fundit