2.1 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Dy shtetas të huaj sulmohen nga persona të panjohur në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 19:05 në Duhël të Suharekës është raportuar se dy shtetas të huaj janë sulmuar nga disa persona të panjohur.

Sipas policisë, viktimave u është ofruar tretman mjekësor, njëri prej të cilëve është dërguar në QKUK pasi ka pasur lëndime në kokë.

“Dy viktimat meshkuj shtetas të huaj kanë raportuar se janë sulmuar nga disa persona të panjohur. Dy viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, njëri nga ta është transferuar në QKUK pasi kishte lëndime në kokë ndërsa tjetri është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Më Shumë

Shën Valentini në burg (tregim)

Konstandin Dhamo Ajo po qëndronte në këmbë përpara shkallëve të Televizionit dhe shkruante me ngut në një bllok të prishur. -?Mirëmëngjesi ! -?O, ç’kemi … -?Ç’po zhgrap ashtu...

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar...

Lajmet e Fundit